Genc Pollo kujton takimin e studentëve me Ramiz Alinë: Pse u zgjodhën disa figura të njohura

0
186

Duke kujtuar formimin e Partisë Demokratike më shumë se 30 vite më parë, politikani Genc Pollo, një nga personat pjesëmarrës tregon një episod në studion e News 24, kur studentët do të takoheshin me Ramiz Alinë.

“Unë punoja në qendrën e kërkimeve arkeologjike dhe mbaj mend natën që e kemi shtypur atje dhe e dërguam të nesërmen në Qytetin Studenti. Ishte pak aventuroze. Shkoje natën. Vajtën studentët te Ramiz Alia dhe u shoqëruan nga pedagogët. Leka Meksi tha se aty mund të ndodhi gjithçka dhe mund t’i zhduknin dhe aty duhet të jenë persona të njohur nga publiku. Artistë si Imami dhe Budina ishin të njohur.

Ishte një lloj mbrojtje pasi popullsia do të reagonte dhe këto ishin kalkulime që do të bëheshin. Ata kanë treguar akte kuraje të pashembullt që duhen nderuar. Kundër atyre do të jetë më e vështirë. Pjesë tjetër është histori”, tha Pollo.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here