Kanceri i hoqi një këmbë, por nuk e ndali kurrë së vallëzuari (Video)

0
157

Kjo adoleshente guximtare ka vuajtur më shumë se shumë njerëz gjatë gjithë jetës së tyre.

Gabi Shull ishte një vajzë aktive kur në moshën 9-vjeçare u diagonstifikua me kancer në kockë.

Ndërkohë që prindërit e saj dëshironin që ajo të mbijetonte edhe pse mund të lëvizte me një karrige me rrota, ajo donte më shumë. Ajo donte të vazhdonte të kërcente.

Këmba e saj e majtë nuk mund të shpëtohej, dhe opsioni i saj i vetëm ishte të pritej dhe më pas t’i nënshtrohej një ndërhyrje jo dhe aq të zakonshme.

Në këtë kohë mjekët i thanë asaj që duhet t’i nënshtrohej një operacioni jo shumë të praktikuar, i njohur si “rotationplasty”, që përfshin zëvendësimin e gjurit me kyçin e këmbës në mënyrë që ajo të kishte mundësi ta lëvizte.

Ajo ishte e vendosur që të vazhdonte të kërcente dhe kështu pranoi ndërhyrjen.

Tashmë ajo mund të ngjitet në skenë dhe të kërcejë. Gjithashtu Gabi është bërë dhe zëdhënësja e një projekti të quajtur “E vërteta 365”, që është një fushatë gjithnjë e një rritje në rrjetet sociale, transmeton noa.

Qëllimi i kësaj nisme është që të mbledhë fonde për të financuar kërkime mbi kancerin.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here