Tërhiqet dëshmitari kundër Shullazit

0
206

Mitri Prifti, kushëriri i biznesmeni Jani Zaka, të kërcënuar nga Emiljano Shullazi, është tërhequr nga dëshmia që ai ka dhënë në polici. Ai thotë se nuk e njeh Emiljano Shullazin, as kushëririn e tij Blerim Shullazi dhe as që ka dijeni mbi ndonjë kërcënim të mundshëm të ndërtuesit. Një javë pasi dëshmia e tij e dhënë më 3 shkurt në polici u publikua në media, Mitri Prifti e përgënjeshtron atë. Në një intervistë për Report Tv ai thotë se është tronditur kur ka parë deklarata që në media qarkullonin si të tijat. Shprehet se nuk e njeh Shullazin dhe se emrin e tij e ka dëgjuar kur ka takuar Jani Zakën, i cili i kishte folur për një problem pronësie me familjen Sinani.

Por çfarë deklaroi ai në polici më 3 shkurt? Dëshmia e tij e publikuar në media, të cilën Lapsi.al ka mundur ta shohë, përmban detaje mbi takimin e Jani Zakës me Shullazin e telefonatën që ai pretendon se ka marrë nga Blerim Shullazi.

“Jani mbas këtij takimi ka qenë shumë i frikësuar dhe i dërgon njoftim Fatmir Sinanajt dhe i thotë më jep paratë që të kam dhënë dhe unë tërhiqem nga prona, vetëm problem nuk dua. Por djali i Fatmirit, shtetasi Andi Sinanaj i kishte kthyer përgjigje duke i thënë, tani merru me ata që kanë hyrë në lojë dhe mundohu t’i bindësh se e di çfarë të gjen”.

“Në datën 02.02.2016, Janin e kanë marrë në telefon dhe e kanë takuar dy persona, rreth orës 11.00, tek Neshraku. Pasi i ka takuar personat, që ai nuk i njeh me emër, ata i kanë thënë, hip në makinë se të kërkon Emiljano Shullazi dhe Jani i ka thënë, që marr taksi dhe vij vetë dhe personat i kanë thënë të vish tani për dy minuta, se ai nuk do të pres ty. Jani shkon tek një lokal i kuq mbrapa qendrës “Globe” dhe atje takon personalisht Emiljano Shullazin, ku ai i thotë nesër nga ora 10:00 ta kesh telefonin e hapur dhe do të vijë ky djali i xhaxhait tim, të kalojë pak atë pronën në emër të tij. Pa i lënë mundësinë që ai të flasë, Emiljano i ka thënë të dilte jashtë, pasi kishte mbaruar punë me të. Jani më tha se do të fikte telefonin që kishte komunikuar me këta persona dhe do të largohej nga Tirana, pasi personat ai i klasifikon me rrezikshmëri tej mase të lartë”.

“Rreth orës 14 e 30 më ka ardhur një telefonatë nga numri……. dhe më thotë: Mario ti je? – unë i them – po, kush je?” Më thotë jam Blerim Shullazi, i thuaj kushëririt tënd Jani të vijë për dy minuta tek lokali, se përndryshe do vish ti në vend të tij. Unë i kam thënë se, nuk kam si t’i them se nuk kam numër të tij dhe nuk kam përse të vij se nuk kam përgjegjësi për kushërinjt e mi. Personi filloi të më ofendonte dhe të më kërcënonte, duke më thënë se, “o djalë do të më qash me duar, e di çfarë të bëj, por hajde urgjent për 10 minuta të jesh këtu”, por unë i kam thënë se nuk vij, se nuk jam në Tiranë dhe i kam mbyllur telefonin. Personi më ka marrë përsëri në telefon dhe më ka thënë, ku je se do të vij unë dhe unë i kam thënë, as dua të të njoh dhe as dua të më njohësh. Personi më tha në çfarë ore vjen në Tiranë dhe unë i kam thënë se vij në orën 19:00, por ai më tha në orën 17:00 të jesh tek lokali, pasi jam unë që i përcaktoj oraret dhe jo ti dhe duke më sharë, më mbylli telefonin”.

Mitri Prifti u largua menjëherë pasi dëshmia e tij u publikua në media. Ai udhëtoi drejt një vendi të ballkanit, për të shkuar më pas në Amsterdam, siç zbulon ai në intervistën që mund ta gjeni në videon e mëposhtme. /Lapsi.al

Mitri Prifti Ok

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here