Juventus gati rinovimin për Pogba

0
127

Skuadra e Juventusit synon që vitin e ardhshëm të jetë konkurues në cdo kompeticion dhe për ta arritur këtë gjë duhet që të mbajë yjet e saj në skuadër. Mediat italiane raportojnë se bardhezinjtë dëshirojnë t’i rinovojnë kontratën mesfushorit Paul Pogba. Talenti francez është lojtari më i kërkuar në Evropë. Por, kampionët e Italisë duan që edhe shumë vite ta mbajnë 23 vjeçarin, i cili po shkëlqen këtë sezon të garave me skuadrën italiane. Pogba me Juvë ka kontratë deri në vitin 2019, dhe fiton 6 milionë euro në vit, por raportohet se “Zonja e Vjetër”, është duke përgatitur kontratën e re, e cila thuhet se do të jetë joshëse për francezin.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here