Fabregas: Harrova si të luaj futboll

0
164

Fabregas: Harrova si të luaj futboll

Cesc Fabregas pranoi se ai “ka harruar si të luaj futboll” në pikën më delikate të sezonit të skuadrës së Chelsea. Një vit më parë Chelsea u shpall kampionë i Premierligës, por këtë sezon ata gjenden në mesin e ekipeve mesatare. Në një intervistë për mediat angleze, Fabregas ka rrëfyer periudhën shumë të vështirë në karrierën e tij, i cili madje thotë se kishte harruar edhe se si luhet futboll. “Sa herë kthehesha në shtëpi, i thosha gruas se nuk kam idenë çfarë të bëjë me topin. Nga nëntori filloi ajo periudha e vështirë ku me të vërtetë kisha harruar se si luhet futboll. Sa herë kisha topin në këmbët e mia nuk dija se çfarë të bëja”, ka thënë Fabregas.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here