Një konflikt fizik me bashkëfshatarin e tij i ka kushtuar jetën një 44-vjeçari në fshatin Vreshtas të Korçës. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm. Policia tha se është njoftuar se në urgjencën e Spitalit Rajonal të Korçës, ka mbërritur i pajetë trupi i 44-vjeçari me inicialet B. M., banues në fshatin Vreshtas.
Nga të dhënat paraprake dyshohet se ky shtetas në qendër të fshatit Vreshtas, është konfliktuar fizikisht për motive të dobëta me bashkëfshatarin e tij shtetasin K. Lika, 28 vjeç, ku si pasojë e dëmtimeve trupore të marra 44-vjeçari me inicialet B. M., gjatë rrugës për në Spital, ka ndërruar jetë.
Autori i dyshuar i ngjarjes ndodhet i shoqëruar nga shërbimet e Policisë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.