Kukësi dhe Laçi triumfojnë dhe shkojnë në finale

0
134

flamurtari-kukesi

 

Verilindorët e Duros arritën të fitonin ndaj Flamurtarit ndërsa, Laçi arriti të kualifikohej edhe pse Skënderbeu fitoi

 

Kupa e shqipërisë ka zyrtarisht dy kandidatët për titull.Bëhet fjalë për Kukësin dhe Laçin që shkojnë në një finale që do të thotë shumë për futbollin tonë.E treta e vërteta, Kukësi shpreson që shprehja të vërtetohet pasi arrin për të tretin vit radhazi në finalen e Kupës së Shqipërisë. Skuadra e Klodian Duros kaloi me rezultatin e përgjithshëm 4-0 në gjysmëfinale Flamurtarin duke u imponuar ndaj vlonjatëve 2-0 në Zeqir Ymieri , rezultat identik me atë të sfidës së parë në Vlorë. Do të duhej në fakt një mrekulli për të ndryshuar këtë verdikt për Flamurtarin e Zekiria Ramadanit që paraqitej me modulin 4-4-2 në Kukës me Lushtakun dhe Danilo Alves përpara, përgjigjej me të njëjtin rreshtim dhe Duro me Dvornekovic e Eminin në vijën e parë. Ishte pikërisht kroati që dha sinjalin e parë i ndaluar padrejtësisht nga flamuri i vijërojtësit në minutën e 13. E menjëhershme përgjigja e Flamurtarit me Lushtakun që pas vetëm 2 minutash goditi nga distanca me të djathtën pa gjetur shënjestrën. Protagonist kur po mbushej gjysmë ore lojë dhe njeriu i momentit te Flamurtari, Danilo Alvesh që u përpoq të përfitojë pa sukses pas një godije dënimi.  Në të 37 është sërish Erikc Flores që pas një aksioni personal tenton dhe finalizimin por shikon topin të përfundojë jashtë porte. Pjesa e parë mbyllet me një tentativë të Danilos Alves ndërsa episodi i parë i të dytës ka për protëgonist Izair Eminin që provon këtë herë me kokë por pa gjetur shënjestren. Flamurtari provon goditjen e befasishme në të 58 me Joao Silvën që i afrohet golit. Fatal për Flamurtarin në minutën e 68 gabimi i Besnik Krasniqit që rrëzon në zonë Erick Flores mer arbitrin që nuk heziton për të sinjalizuar 11 metërshin dhe nga pika e bardhë Izair Emini i jep fund agjërimit prej thuajse një muaji me golin e kock outit. Goli i 8 për Eminin me fanellën e Kukësit që shikon tashmë më qartë kualifikimin. Pak më vonë Biringueta ka shansin për të thelluar diferencën kur gjendet i vetëm me portierin dhe ka krejtësisht të lirë në të djathtë Eminin, goli duket një lojë fëmijësh por braziliani si shpëton dot mëkatit të egozimit dhe gabon në goditjen përballë portierit. FGabuim që gjithsesi nuk rëndon në bilancin e Kukësit edhe pse në të 76 Danilo Alves pak metra larg portës ka mundësinë për të barazuar por nuk godet sic duhet dhe në të 82 mendon  Erick Flores për të mbyllur gjithckla. Mjaft elegant braziliani tek spostohet nga e majta drejt qëndrës dhe gjen koridorin e duhur për të cuar topin aty ku nuk arrin do t portyieri i Flamurtarit. 2-0 falë golit të 7 të Flores me fanellën e Kukësit dhe gjithchka tanimë është vetëm formalitet, pritet vetëm vërshëlllima përfundimtare e kryesorit Andi Koci për të sanksionuar kalimin e Kukësit në finale, aty ku gjen sërish Lacin. Vitin e kaluar përfundopi 2-1 për kurbinasit, ajo e sivetshmja është një histori e tëra për tu zbuluar.

 

Skënderbeu fiton por Laçi kualifikohet

 

Laçi kualifikohet në finalen e Kupës së Shqipërisë për të dytën herë radhazi. Dhe do të jetë sërish përballë Kukësit.  Kurbinasit, që janë mbajtësit në fuqi të trofeut, konfirmuan se janë shndërruar në një skuadër specialiste, duke kaluar në aktin final për herë të tretë në katër vitet e fundit. Suksesi erdhi megjithë humbjen 2-1 në fushën e Skënderbeut në gjysmëfinalen e kthimit. Laçi u kualifikua pas barazimit me shifrat e përgjithshme 2-2, falë golit në fushën kundërshtare. Për Skënderbeun, shërbeu më tepër rikthimi te fitorja pas tre humbjeve radhazi, pasi trajneri Mirel Josa që ishte në krye të stolit megjithë fatkeqësinë familjare, zgjodhi edhe një herë të kursente lojtarët kryesorë për kampionatin. Kapiteni Shkëmbi dhe dyshja sulmuese Salihi e Xhejms nuk ishin prezentë as në stol, ndërsa në formacionin titullar u aktivizuan të rinjtë Lulaj e Nafiu, ashtu si Orelesi në mesfushë dhe Renatinjo e Plaku në sulm. Por, edhe pse me një ekip të ndryshuar, korçarët vendosën ritmin, duke provuar të reagojnë pas ecurisë negative me tre humbje radhazi në kampionat dhe Kupë.  Goditja e parë drejt portës së Laçit u realizua në të 15-tën nga Renatinjo, që nuk kishte forcën e duhur për të shqetësuar portierin Selmani. Të njëjtin fat kishte edhe tentativa e Prognit nga distanca,  ndërsa më pas Skënderbeu nisi të shpërdoronte raste të mira të një pas njëshme. Sebino Plaku i aktivizuar si titullar për herë të parë pas dy muajve, nuk arriti të përfitonte nga dalja e pasigurt e portierit Selmani. Pas çaste më pas, sulmuesi shpërdoroi një tjetër mundësi të mirë , ndërsa rasti më flagrant ishte ai i minutës së 44-rt, me Plakun që i vetëm përpara portës, pas vertikalizimit të Prognit, por u nxitua, duke gabuar gjithçka. Laçi rrezikoi në zonën kundërshtare për herë të parë në minutën e 50-të të sfidës, duke pretenduar 11-metërsh pas duelit të Çelës me Jashanicën, por sipas gjyqtarit Kola loja duhej të vazhdonte. Në të 53-ën, Skënderbeu gjeti golin.  Progni finalizoi me një goditje mjaft të bukur aksionin e Nafiut nga e majta, duke krijuar iluzionin se çështja e kualifikimit në finale u hap. Menjëherë pas tij provoi edhe Plaku, pa sukses , ndërsa në anën tjetër Laçi reagoi me Argjend Mustafën, që ishte i pafat.Barazimi i kurbinasve nuk vonoi me golin e Cetkovic në të 57-ën. Goli i pësuar praktikisht i dha fund shpresave të korçarëve, që për tu kualifikuar duhej të shënonin edhe dy herë , ndërsa provuan të paktën të ktheheshin te fitorja. Latifi gjeti në rrugën e tij portierin Selmani, me këtë të fundit që reagoi mjaft mirë edhe pas tentativës së Eskerdinja-s nga distanca.  Porta e Laçit u kthye në tabelë qitjeje, me Prognin që shpërdoroi një mundësi të shkëlqyer,  ndërsa Selmani neutralizoi sërish tentativën e Latifit.  Me fat miqtë në të 77-ën, pasi goditja e Plakut u përplas në shtyllë, ndërsa në vazhdim të aksionit portieri Selmani bëri mrekullinë përballë Renatinjos. Gardiani neutralizoi edhe një tentativë të Plakut  por në të 79-ën nuk mund të bënte asgjë, përveçse ta nxirrte topin nga rrjeta.  Vendosi vulën e tij në gjysmëfinalen e Kupës, duke i dhënë Skënderbeut fitoren 2-1. Një rezultat që shërbeu vetëm për moral, sepse në sezonin e gjashtë ku korçarët pretendojnë titullin, fitimi i Kupës së Shqipërisë mbetet një tabu. Skënderbeu vazhdon garën për titull, ndërsa Laçi kërkon trofeun e tretë në histori, por edhe pjesëmarrjen në Europë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here