Konferenca rajonale e grave parlamentare, Kryemadhi: Do luftojmë të jemi 50% gra në Parlament

0
150

Mbahet sot në Tiranë, Konferenca rajonale e grave parlamentare, e cila drejtohet nga një prej deputeteve më të hershme të parlamentit shqiptar, zonja Arta Dade.   Deputetja e LSI-së, Monika Kryemadhi deklaroi se dëshiron që në listat zgjedhore të arrijnë të kenë 50% burra dhe 50% gra.   “Në parlament të kemi gra që të luftojnë për të drejtat e grave. Unë personalisht do të thosha më mirë një burrë që lufton për të drejtat e grave se sa një grua që bën sikur punon për gratë. Gratë të mos kënaqen me karamele që na dhurohen nga burrat. Të lobojmë fort për një proces transparent të përzgjedhjes së kandidatëve brenda partive tona”, theksoi Kryemadhi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here