Aksidenti tragjik në Greqi/ Ilir Meta: Ngushëllime familjarëve dhe shërim të shpejtë të të mbijetuarve

0
129

Pas tragjedisë së ndodhur mëngjesin e sotëm në Greqi , kreu i Partisë së Lirisë ka reaguar në rrjetet sociale duke u shprehur ngushëllime familjarëve që humbën të dashurit e tyre. Në postimin e tij Meta shkruan:

Postimi:

Me hidhërim mësova për tragjedinë në Larisa të Greqisë fqinje dhe mike!  Në këto orë dhembje dhe tronditje të thellë, unë dhe Partia e Lirisë u shprehim ngushëllimet më të ndjera familjeve të viktimave dhe lutemi për shërim të shpejtë të të mbijetuarve! Solidaritet të plotë autoriteteve vendore dhe qendrore! Qëndrojmë përkrah me popullin grek!

Treni me 350 udhëtarë që po udhëtonte nga Athina në drejtim të Selanikut është përplasur me një tjetër tren. Aksidenti ka sjellë bilancin tragjik dhe deri më tani numërohen 36 të vdekur dhe 85 të plagosur që ndodhen në spitalin e Larisës. Kërkimet për trupat vijojnë dhe pritet që numri i viktimave të rritet.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here