Kuajt i dhanë formë historisë së njerëzimit

0
222

“Qeni mund të jetë miku më i mirë i njeriut, por historia është shkruar nga kuajt”, ka thënë dikur një rritës kuajsh. A është kjo një shprehje e tepruar? Mbase jo. Që kur njerëzit i zbutën kuajt, para pesë mijë vitesh, këto kafshë inteligjente kanë luajtur një rol kryesor në formëzimin e kulturës njerëzore. Ato jo vetëm kanë mundësuar komunikimin dhe udhëtimin e shpejtë, por gjithashtu kanë rezultuar të jenë aleatë vendimtarë në fushatat ushtarake.

Një historian i shekullit të 18-të, John Moore është shprehur njëherë me një frazë të tillë: “Kudo që njeriu ka lënë gjurmë në ngritjen e gjatë nga barbarizmi, ne do të gjejnë dhe gjurmën e thundrës së kalit përkrah”.  Disa historianë nuk e përcaktojnë dot, nëse kuajt e parë të zbutur janë përdorur fillimisht për ushqim apo për transport. Por ata bien dakord në pikën se para tre mijë vitesh, kali ishte bërë një element kyç në shumë civilizime të lashta. Në fakt, për shkak të përdorimit të tyre në luftë, kuajt shumë shpejt filluan të personifikohen me fuqinë dhe prestigjin. Këmbët e shpejta të kuajve u bënë përshtypje dhe persëve, të cilët i vunë kuajt të punojnë se mjete komunikimi. Në shekullin e pestë para Krishtit, zyrtarët persë përdornin korrierë, të cilët ecnin në distanca të shkurtra, pastaj ua kalonin mesazhet kalorësve, të cilët udhëzoheshin të mos lejonin që t’i pengonte as “bora, shiu, nxehtësia apo errësira” në dorëzimin e mesazhit. Shekuj më vonë, në vitet ‘800, kompania postare “U.S. Pony Express” huazoi të njëjtën moto dhe metodë, teksa kalorësit ecnin me shpejtësi nëpër kombin e ri, duke dorëzuar mesazhe që lidhnin Amerikën.  Është kali i barrës, sidoqoftë, i cili mund të ketë pasur impaktin më të madh në histori. I krijuar për të mbajtur pesha të rënda, kali i ngarkesave e ndryshoi praktikën e bujqësisë dhe industrisë. Të korrat mund të transportoheshin në distanca të largëta, duke krijuar tregti dhe pasuri në fshatra që dikur kishin shumë pak kontakt me botën e jashtme. Në epokën e kamionëve dhe trenave është e vështirë të imagjinohet se si një skuadër e stërvitur kuajsh, dikur tërhiqte aq shumë ngarkesë sa dhe lokomotiva. Por termi “kuaj-fuqi” i krijuar nga inxhinieri anglez, James Watt për të matur se sa punë bën një motor, sugjeron se sa shumë respekt kanë fituar këto kafshë.

 

Kuajt dhe njerëzit

 

Në gjithë botën, kuajt luajnë një rol të rëndësishëm në ekonominë e njeriut. Në vitin 2003, Kina kishte numrin më të madh të kuajve në botë, rreth 8 milionë, e pasuar nga Meksika me rreth gjashtë milionë, Brazili me 5 milionë, SHBA me pesë milionë dhe Argjentina me 3 milionë. Kuajt mund të përdoren për aktivitete të kohës së lirë, për sport dhe qëllime pune. Këshilli Amerikan i Kuajve vlerëson se aktivietet që kanë lidhje me kuajt, kanë impakt direkt mbi ekonominë e SHBA, me 39 miliardë dollarë dhe nëse konsiderohen shpenzimet indirekte, bëhet fjalë për 102 miliardë dollarë. Në një sondazh të kryer nga “Animal Planet” në vitin 2004, kali u votua si kafsha e katërt më e preferuar në botë, ndërkohë që votuan rreth 50 mijë persona nga 73 vende të botës. Në ekonomitë e pasura të vendeve të industrializuara, kuajt përdoren fillimisht për sporte konkurruese, edhe pse ato gjejnë përdorim praktik në punën e policisë, kërkimit dhe shpëtimit, si dhe detyra të tjera, atje ku terreni ose kushtet nuk i lejojnë mjetet e motorizuara. Në vendet më të varfra, ato gjithashtu mund të përdoren për qëllime kreative, por vetëm për popullatën elitare, ndërkohë që pjesa tjetër përdoren më shumë për punë të vështira, siç është punimi i tokës dhe si mjete transporti.

 

Kuajt dhe sporti

 

Kuajt janë të stërvitur që të përdoren në shumë evenimente sportive dhe konkurse. Kuajt janë kafshët që përdoren më shumë në sporte. Pjesëmarrja e tyre përfshin garat me kuaj, rodeot, gjuetinë e dhelprave etj. Edhe pse rezultatet varen nga evenimenti, shumica e njerëzve theksojnë shpejtësinë e kuajve, aftësinë e manovrimit të tyre, bindjen ndaj të zotit dhe saktësinë. Disa herë, hipizimi, stili dhe aftësia e personit që nget kalin, merret gjithashtu në konsideratë. Sporte të tilla si polo dhe loja me top me kuaj nuk gjykojnë drejtpërdrejt kalin, por e gjykojnë atë si një partner për konkurrentët njerëzorë, si një pjesë e nevojshme e lojës. Edhe pse kuajt asistojnë në këtë proces dhe kërkojnë stërvitje të specializuar, detajet e performancës së tyre nuk gjykohen, vetëm rezultati i veprimeve të personit që qëndron mbi kalë. Përdorimi më i gjerë i kuajve është për garat me kuaj, të cilat zhvillohen thuajse në çdo vend të botës. Shumë prej garave në vendet e botës së zhvilluar, kanë kuaj të racës së pastër, racë kjo, e cila mund të arrijë deri në 70 kilometra në orë. Në rastin e një race të specializuar për shpejtësi është dhe “American Quarter Horse”, i cili e tejkalon këtë shpejtësi.

 

Kuajt dhe puna

 

Ka punë të caktuara, të cilat kuajt i bëjnë shumë mirë dhe duket se asnjë sasi teknologjie nuk i tejkalon dot. Kuajt e policëve janë akoma efektivë për kontrollin e turmave. Bagëtitë në ferma kanë nevojë për kalorës që t’i mbledhin ato për t’i nxjerrë në kullotë ose për t’i kthyer në shtëpi. Organizimi i kërkimeve dhe shpëtimeve në disa vende varen në skuadra të hipizmi për lokalizimin e njerëzve, të cilët kanë humbur në zona të largëta dhe të me terren të thyer. Disa praktika të menaxhimit të tokës, siç është kultivimi dhe transporti mund të kryhen më së miri nga kuajt. Në bujqësi, shpërndarja e plehrave kimike për bimët mund të kryhet nga kuajt. Në pyje, transporti mund të kryhet me anë të kuajve dhe mund të rezultojë në reduktimin e dëmtimit të dheut. Kuajt, gjithashtu mund të përdoren dhe në zona të tjera, ku është e nevojshme që të shmangen lëvizjet e automjeteve, për shkak të dheut delikat. Shembuj të tillë përfshijnë zonat që janë rezerva natyrore, pasi kuajt janë e vetmja mënyrë transporti e lejuar në këto zona. Ato janë gjithashtu më pak të zhurmshëm se automjetet e motorizuara. Në vende të tjera si Rumania, Kyrgyztani dhe shumë vende të tjera, kuajt, gomerët dhe mushkat përdoren rëndom për transport dhe në bujqësi.

 

Kuajt dhe kultura

 

Kuajt modernë përdoren shpesh për të rivënë në skenë qëllimet e tyre historike të punës. Një shembull i famshëm është “Budweiser Clydesdales”. Kjo skuadër kuajsh tërheq një vagon birre në mënyrë të njëjtë me atë që përdorej përpara shpikjes së vagonit të motorizuar. Kuajt përdoren me pajisje që janë autentike, ose të rikrijuara në mënyrë të ngjashme me periudhat specifike historike, dhe veçanërisht betejat e famshme. Kuajt gjithashtu përdoren për të ruajtur traditat kulturore dhe për qëllime ceremoniale. Vende si Britania e Madhe i përdorin akoma karrocat me kuaj për të transportuar personat e familjes mbretërore apo ato VIP në evenimente të caktuara. Kuajt përdoren shumë shpesh në filma, për t’i shtuar vërtetësi dramave historike, si dhe në filma, ku ngjarjet zhvillohen në ditë te sotme. Kuajt shfaqen vazhdimisht në heraldikën e armëve të nderit. Kali shfaqet në ciklin 12-vjeçar të kafshëve të zodiakut kinez. Sipas folklorit kinez, çdo kafshë lidhet me disa cilësi personaliteti dhe ata që kanë lindur në vitin e kalit janë inteligjentë, të pavarur dhe të lirë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here