5 njerëzit e dënuar me mijëra vite burg në historinë njerëzore

0
152

cq5dam.web.1280.1280

 

Cilat janë dënimet më të mëdha në histori? E pabesueshme, por e vërtetë. Dënimi më i gjatë me burg mendohet se është dhënë ndaj një gruaje të quajtur Chamoy Thipyaso në Tajlandë, ku në vitin 1989, e cila është dënuar me plot 141,078 vite burg.

Bashkëshortja e një oficeri të lartë të Forcave Ajrore u përfshi në një skenë piramidale, duke mashtruar plot 16, 231 persona, duke përfituar një shumë prej 2 milionë paundësh.

Disa prej të mashtruarve ishin edhe pjesëtarë të familjes mbretërore tajlandeze dhe drejtësia në këtë rast nuk pritej që të ishte e butë.

Gruaja e quajtur Thipyaso, megjithatë ishte me fat, pasi një ligj i ri i dekretuar po në atë vit, thoshte se dënimi maksimal për akuzat e mashtrimit nuk mund të jetë më shumë se 20 vite prapa hekurave, kështu që mashtruesja shpëtoi disi nga dënimi tejet i rëndë, të cilin nuk do ta kryente kurrë në këtë botë.

 

Otman el-Gnaoui, Spanjë  42,924 vite burg

 

Rasti i gruas nuk është i pari. Një dënim me mijëra vite burg është dhënë edhe për Otman el-Gnaoui, i akuzuar për terrorizëm. Ai është dënuar me 42.924 vite burg nga një gjykatë spanjolle për shpërthimet masive në Madrid në vitin 2004 që shkaktuan 191 viktima. Megjithatë, edhe në Spanjë dënimi më i lartë sipas ligjit është 40 vite burg.

 

Charles Scott Robinson, SHBA, 30,000 vite

 

Dënimi më i rëndë, i mbetur në fuqi është dhënë në Shtetet e Bashkuara, ku në Oklahoma një person u dënua me 5 mijë vite burg për gjashtë akuza. Bëhet fjalë për të akuzuarin e e quajtur Charles Scott Robinson, i cili në vitin 1994, u shpall fajtor si përdhunues fëmijësh.

Vendimi fillestar ishte 5 mijë vite burg, por një gjyqtar u tregua i “mëshirshëm”, duke e dënuar atë me 3 mijë vite burg. Kushti i vetëm është që i akuzuari të mos dalë kurrë më nga burgu. Ai nuk mund të përfitoj lirim të përkohshëm pa kryer të paktën 108 vite burg.

 

Darron Bennalford Anderson, SHBA 11,250 vite burg

 

Rasti i përdhunuesit nuk është i vetmi në SHBA. Në Oklahoma është edhe një tjetër rast i dënuar me plot 11,250 vite burg. I dënuari është Darron Bennalford Anderson dhe akuza është ajo e përdhunimit. Vendimi mund të cilësohet si më ‘katastrofali’ në historinë e gjyqësorit.

I riu u dënua për grabitje, rrëmbime dhe përdhunimin e një gruaje të moshuar në vitin 1993. Ai e apeloi vendimin, por në fund u dënua me 9,050  vite burg. A e dini se kur mund të dalë nga qelitë? Më 1 gusht të vitit 9746.

Të paktën ka përfituar diçka pozitive; ka hyrë në librin e rekordeve botërore Guinness për dënimin më të madh në histori. Bashkëpunëtori i tij ishte fatlum, pasi u dënua me vetëm…500 vite burg.

 

Dudley Wayne Kyzer, SHBA, 10,000 vite burg

 

Rasti tjetër i rrallë i dënimit më të lartë është në Alabama të SHBA-ve. Një vrasës i quajtur Dudley Wayne Kyzer, u dënua me 10 mijë vite burg për vrasjen e gruas të tij. Ai është cilësuar nga prokurorët si vrasës i lindur. Krimi ndodhi në vitin 1976.

Ai u dënua fillimisht me vdekje, por Gjykata e Lartë e rrëzoi këtë vendim në vitin 1980, duke e shpallur antikushtetues. Ajo urdhëroi rigjykimin e tij. Vendimi tjetër ishte plot 10 mijë vite burg për vrasjen e gruas së tij, si dhe dy burgime të përjetshme për vrasjen e dy personave të tjerë.

Aktualisht, burri është 74 vjeç dhe është bërë një i krishterë në qeli, duke shprehur pendesë për gjithçka kishte bërë.

 

Andrew Aston, Britani, 26 dënime me jetë

 

Britania nuk njihet për dënime tejet të larta, por ama një rast është i veçantë. Andrew Aston është dënuar me 26 “jetë” dënime. I droguar me kokainë, sulmoi dhe vodhi 26 të moshuar dhe të paaftë në shtëpitë e tyre, duke shkaktuar vdekjen e të paktën dy personave. Ai u dënua për dy vrasje dhe 24 akuza për vjedhje.

Historia nis në vitin 2002. Avokatët mbrojtës i kërkuan që të pranonte krimin, por Aston nuk e bëri asnjëherë këtë, duke këmbëngulur në të kundërtën. Më pas, procesi mori një rrjedh tjetër, pasi u dënua me burgim të përjetshëm për çdo pensionist të lënduar. Pra, plot 26 dënime me burgim të përjetshëm.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here