Futbollisti kosovar i Kombëtares Shqiptare, Amir Rrahmani i ka dalë në mbrojtje Albin Kurtit

0
143

RRAFutbollisti kosovar i Kombëtares Shqiptare, Amir Rrahmani, i cili luan ne kampionatin kroat, ka kërkuar lirimin e Albin Kurtit.

Ai përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se në çdo vend demokratik lejohen protestat e qytetarëve për vendimet që mund t’i bëjnë ata që udhëheqin një shtet.

Por, dhuna ndaj qytetarëve që protestojnë nuk lejohet dhe është e dënueshme.
Ky është postimi i tij i plotë:
Përshëndetje.
Edhe pse mua nuk me përket te flas për këtë temë por e ndjeva ti them këto fjalë për vendin tim te lindjes.
Në çdo vend demokratik lejohen protestat e qytetareve për vendimet qe mund ti bëjnë ata qe udhëheqin një shtet ,protesta pa dhunë dhe mendimin që mund të ndryshojnë diçka në vendimet e pushtetarëve, sepse vete këta qytetare i votuan që të na përfaqësojnë sa më mirë.
Por dhuna ndaj qytetareve që protestojnë nuk lejohet dhe është e dënueshme. Gjithashtu arrestimi i politikanëve që nuk janë në pozitë nuk është i pranueshëm sepse edhe ata e përfaqësojnë popullin.
DREJTESIA DO TRIUMFOJË.
Lirojeni ALBIN KURTIN dhe te gjithë ata që do na përfaqësojnë në të ardhmen.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency