Incidenti diplomatik/Kur Sigurimi rrahu ambasadorin francez me gruan

0
672

Historiania ruse, Nina Smirnova, në librin “Historia e Shqipërisë përgjatë shekullit XX”, botuar nga “Ideart”, me dëshmi dhe fakte te panjohura përmes shfrytëzimit të arkivave të panjohura të Moskës, Beogradit, Parisit, Berlinit, Londrës, Romës, Athinës e Tiranës. Në këtë botim voluminoz prej gati 800 faqesh, përfshihen mbi 250 bibliografi të reja, të panjohura më parë. Smirnova ishte njohëse e shkëlqyer e gjuhës shqipe dhe njihte fare mirë frëngjishten, italishten dhe anglishten, lexonte gjermanisht dhe greqisht.

 

 

 

 

Cili ishte incidenti që ndodhi në ambasadën franceze pasi një shqiptar hyri në territorin diplomatik? Si reagoi sigurimi shqiptar ndaj ambasadorit francez dhe bashkëshortes së tij? Cilat ishin stradegjia që përcaktoi Plenumi i IX për ndërtimin e shtetit të së drejtës?  Cilat ishin ndryshimet që pësoi legjislacioni ekzistues sa i takon kodit penal? Si u prit lajmi për lirinë e besimit ? Cili ishte stradegjia e vendosjes së marrdhënieve me vendet e tjera? Kush ishte postulati i Ramiz Alisë për fqinjët? Cilat ishin bisedat e plogështa e të stërgjatura në qarqet qeveritare midis BRSS dhe Shqipërisë, për prishjen e marrdhënieve më 1961? Cilat ishin proceset e ndryshimeve politike në Shqipëri pas vizitës së sekretarit të OKB-së Perez de Kuelarit?

Historiania ruse, Nina Smirnova, në librin “Historia e Shqipërisë përgjatë shekullit XX”, botuar nga “Ideart”, me dëshmi dhe fakte të reja përmes shfrytëzimit të arkivave të panjohura të Moskës, Beogradit, Parisit, Berlinit, Londrës, Romës, Athinës e Tiranës. Në këtë botim voluminoz prej gati 800 faqesh, përfshihen mbi 250 bibliografi të reja, të panjohura më parë. Smirnova ishte njohëse e shkëlqyer e gjuhës shqipe dhe njihte fare mirë frëngjishten, italishten dhe anglishten, lexonte gjermanisht dhe greqisht.

“Shqipëria, vendi më i vogël e më i dobët i Evropës, që e fitoi pavarësinë kombëtare në fillim të shekullit XX, në vitin 1912, në jubileun e vet të njëqind vjetorit si shtet, duhet të ndahet më në fund nga emri i vendit më të varfër të Evropës, i cili e ka ndjekur pas gjatë gjithë kësaj kohe”, kështu shprehet Nina D.Smirnova (1928-2001) doktore e shkencave historike, albanologe dhe përkthyese, që është një nga autoret më serioze që është marrë me studimin dhe interpretimin e historisë shqiptare. Ajo është e njohur jo vetëm në botën akademike ruse, por edhe në arenën ndërkombëtare për qëndrimet që ka mbajtur ndaj Shqipërisë dhe kontributin në pasurimin e historiografisë shqiptare me argumente, interpretime dhe dëshmi arkivash të panjohura dhe të paqëmtuara gjer sot. Këndvështrimet nga e cila ajo e sheh historinë e Shqipërisë hedhin dritë mbi mjaft anë të errëta, të shtrembëruara e pak të njohura mbi figurat, personazhet, personalitetet dhe momentet historike më kulmore gjatë shekullit XX.

 

 

Pleniumi i IX vendosi ngritjen e nivelit të propagandës të partisë dhe ngritjen e rendimentit të punës, me qëllim që të plotësoheshin detyrat e planit, sidomos për prodhimet e eksportit dhe mallrat e nevojës së parë. Detyra parësore formulohej në mënyrë krejt të përcaktuar: me anë të mënyrave ekonomike duhet të sigurohen kushte më të mira për plotësimin e nevojave të punonjësve. Por kishte dhe udhëzime më konkrete, që parashikonin nxitjen materiale të veprimtarisë prodhuese, si për ndërmarrjet në tërësi, ashtu edhe për punëtorët.

Në janar, u bë edhe një hap tjetër i rëndësishëm për përmirësimin e mekanizmit shtetëror, duke pranuar si të domosdoshëm ndërtimin e shtetit të së drejtës. Për këtë u rekumandua rikrijimi i ministrisë së drejtësisë, i institucionit të avokatisë, rishikimi i statusit të gjykatave vendore etj. Në majs esioni i Kuvendit Popullor mori vendimet përkatëse. Legjistacioni ekzistues pësoi ndryshime të rëndësishme, në mënyrë të veçantë kodi penal e kodet e tjerë. Sipas njoftimeve të shtypit u shkurtuan dukshëm nenet (nga 21 në 5) sipas të cilëve jepej dënimi me vdekje. Lajmi për lirinë e besimit qe një e papritur. Dhe së fundi, u krijua komisioni për rishikimin e një sërë nenesh të vjetëruar të kushtetutës të vitit 1976, vendim me të cilën u mbyll veprimtaria legjistative e parlamentit shqiptar në gjysmën e parë të vitit 1990.

Por hapi me të vërtetë revolucionar u bë në fushën e politikës së jashtme. Në vitin 1990, Shqipëria hyri me një ide të re për marrëdhëniet ndërkombëtare. Përvoja dyvjeçare, e grumbulluar si pasojë e pjesëmarrjes aktive në bashkëpunimin ballkanik, e bëri qeverinë të kuptojë domosdoshmërinë e përfshirjes në proceset Evropiane. Në pleniumin e janarit të KQ të PPSH-së, kushtuar kryesisht problemeve ekonomike të vendit, për politikën e jashtme u përcaktua si detyrë e radhës së parë zgjerimi i marrëdhënieve  të ndërsjellta me fqinjët si dhe vendosja e lidhjeve me vendet e tjera “me çdo shtet, i cili i përgjigjet me miqësi, miqësisë së propozuar prej nesh”. Heqja dorë nga këndëvështrim ideologjik i politikës së jashtme bëri të mundur të hidhej edhe një hap tjetër në bashkëpunimin shumëplanësh e të rishikohej në mënyrë rrënjësore qëndrimi për marrëdhëniet me BRSS-në dhe SHBA-në. Në prill Ramiz Alia deklaroi hapur interesimin e Shqipërisë për krijimin e sistemit Evropian të sigurimit, në bashkëpunim me bashkësinë evropiane dhe se, në dritën e përqasjeve të reja me ndryshimet, që kanë ndodhur në kontinentin evropian, “është vënë në rendin e ditës problemi i vendosjes së marrëdhënieve me SHBA-në dhe Bashkimin Sovjetik”.

Nisma e palës shqiptare u prit me dashamirësi në BRSS. Deklarata përkatëse u bë gjatë takimit të ish-ministrit të punëve të jashtme të BRSS-së, E.A.Shevernaxe me Ministrin e Punëve të jashtme të Kinës Xian Xe Min në Moskë, më 25 prill. Pasi theksoi ndikimin negativ të ndarjes 25-vjeçare mes BRSS-së e Kinës në zhvillimin e marrëdhënieve ndërkombëtare, jo vetëm në Azi, por dhe në të gjithë botën, Shevernaxe tha se diçka e tillë kishte ndodhur edhe në marrëdhëniet midis BRSS-së dhe Shqipërisë. Ne nuk kemi ndërmend të shkarkojmë pjesën tonë të përgjegjësisë për atë që ndodhi, tha ministri. Duke përshëndetur deklaratën e përfaqësuesve  të udhëheqjes shqipëtare, ai tha, se Bashkimi Sovjetik është gati të rivendosë e të zhvillojë marrëdhëniet miqësore me Shqipërinë, mbi bazën e barazisë së plotë, respektimit të sovranitetit, pavarësië së tërësisë territoriale, mosndërhyrjes në punët e brendshme të njëri-tjetrit dhe të leverdisë së ndërsjelltë. Mbaruan më në fund diskutimet e plogështa e të stërgjatura në qarqet pranë qeveritare, se kush ishte më tepër fajtor për prishjen e marrëdhënieve në vitin 1961 dhe a duhej të distancoheshin nga voluntarizmi i N.S.Hrushovit, gjë që mund të ulte autotitetin e BRSS-së.

Në qershor-korrik të vitit 1990, në takimet e delegacioneve të MPJ-ve të BRRS-së e Shqipërisë në Sofje dhe Tiranë, u arrit marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve. Në gusht, mbërriti në Moskë delegacioni ekonomik shqiptar, i kryesuar nga zëvendësministri i tregëtisë së jashtme, Kostandin Hoxha. Bisedimet përfunduan me marrëveshjen për rivendosjen e tregëtisë direkte, duke hequr dorë nga praktika e këmbimit të mallrave nëpërmjet vendeve të treta. Pas një muaji mbërriti në Shqipëri grupi i ekspërtëve ekonomikë sovjetikë për të vlerësuar mundësitë e ripërtëritjes së ndërmarrjeve të ndërtuara me ndihmën sovjetike në fund të viteve 50-të. Përfundimet nuk qenë shpresëdhënëse: dilte më mirë t’i prishje e të ndërtoje të reja. Duke bërë një kapërcim në kohë, duhet thënë se planet e bashkëpunimit ekonomik, të hartuara në vitin 1990, nuk u realizuan për shkak të prishjes së sistemit të lidhjeve në hapësirën pas-sovjetike.

Rifillimi i veprimtarisë së ambasadave në kryeqytetet e të dy vendeve u realizua në shkurt (në Tiranë) dhe në prill (në Moskë) të vitit 1991. Në fund të gushtit të vitit 1990, bisedime të njëjta u bënë dhe midis qeverive të Shqipërisë e SHBA-së, gjatë të cilave u përgatit dokumenti bazë. Protokolli zyrtar për rivendosjen e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane u nënshkrua në mars të vitit 1991, në Nju Jork.

Rëndësi të madhe për zhvillimin e procesit të afrimit të Shqipërisë me bashkësinë Evropiane pati vizita, e para në historinë e vendit, e Sekretarit të përgjithëshëm të OKB-së, Peres de Kuelar në Tiranë, në maj të vitit 1990. Duke u përgatitur për të, më 10 maj Kuvendi Popullor miratoi ligjin, që u lejonte qytetarëve daljen e lirë nga vendi si dhe të drejtën për të jetuar ku të donin, por… duke filluar nga muaji korrik. Papritur afatin e caktuar, një banor kryeqytetas u përpoq t’i shpejtonte procedurat e largimit dhe hyri në territorin e ambasadës franceze. Punonjësit e sigurimit e nxorrën menjëherë jashtë, duke cënuar pa u drojtur paprekshmërinë territoriale të përfaqësisë diplomatike e duke përdorur dhe forcën kundër ambasadorit dhe gruas së tij, që u përpoqën t’u hiqnin duart mikut të paftuar. U arrit që incidentit t’i vihej kapak dhe vizita e sekretarit të përgjithshëm u realizua.

Edhe se tema e bisedimeve me zyrtarët shqiptarë qenë parimet e përgjithshme të marrëdhënieve të Shqipërisë me bashkësinë e përgjithshme të marrdhënieve të Shqipërisë me bashkësinë ndërkombëtare, u prekën kalimthi dhe disa probleme të tjera. Rezultati i vizitës së Sekretarit të përgjithshëm të OKB-së qe dhe fundi i robërisë për gjashtë shqiptarët, të cilët kishin hyrë në ambasadën italiane në dhjetorin e vitit 1985. Atyre iu sigurua largimi pa pengesa nga vendi. Sipas një marrëveshjeje paraprake, Peres de Kuelari vizitoi vendet ku kryhej dënimi, midis tyre edhe burgun famëkeq të Burrelit.

 

***

Përfaqësuesit e Shqipërisë morën pjesë në takimin e zëvendësministrave të jashtëm në Sofje, në konferencën e ministrave të transportit të shteteve balkanike, në takime shkencëtarësh, personalitetesh të kulturës të vendeve të rajonit e veprimtari të tjera. Në janar të vitit 1989, u mbajt në Tiranë takimi i zëvendësministrave të punëve të jashtme të vendeve ballkanike, ndërsa në mars ministrat e ekonomisë dhe të tregëtisë së jashtme u mblodhën në Ankara.

Kështu, formalisht, as që mund  të bëhej fjalë për izolimin e Shqipërisë. Por ky bashkëpunim ishte cunguar dhe realizohej brenda kufijve të përcaktuar me rreptësi. Shoqëria shqiptare vazhdonte të ishte e mbyllur.

Instikti i vetëmbrojtjes prej dukurive të reja, që vinin nga Bashkimi Sovjetik dhe vendet socialiste të Europës Qendrore e Juglindore, rrinte zgjuar.

Në politikën e brendshme u shënuan lëvizje pozitive. Doli se tezat për kthesën në politikën e shtetit ndaj individit, që tingëllonin disi deklarative, kishin marrë përmbajtje konkrete. Në vitin 1987, këshilli i ministrave mori vendime shumë të rëndësishme: “Për stimulimin e rritjes së prodhimit me anë të rrogave”, “Për përdorimin me të drejtë të stimujve materialë shtesë dhe fondeve speciale”, “mbi kriteret e vlerësimit financiaro-ekonomik të veprimtarisë së ndërmarrjeve”. Qëllimi i këtyre vendimeve qe shfrytëzimi i burimeve financiare për nxitjen e veprimtarisë prodhuese të punonjësve, para së gjithash në degët me rëndësi të dorës së parë për ekonominë popullore. Prirje të njëjta filluan të shfaqeshin edhe në bujqësi, vetëm se më me ngadalë.

Në shkurt të vitit 1987, propoganda zyrtare shqiptare bënte thirrje të vazhdueshme për zhvillimin e “mendimit të ri progresiv dhe ideve të reja revolucionare”, që u kundërviheshin “shfaqjeve burokratike” dhe “ngurtësimit të mendimit”. Në aparatin administrativ e deri në një farë shkalle në parti, filloi procesi i rinimit të kuadrove.

Sipas rezultateve të zgjedhjeve të vititi 1987 për Kuvendin Popullor, përbërja e tij u përtëri gati në 32%, për më tepër, rreth gjysma e deputetëve, ishin nën 40 vjeç. Në dy vjetët që pasuan, këto procese zunë të bëheshin më dinamike.

Praktika e planifikimit, e zakonshme për kushtet e Shqipërisë, e cila i jepte zhvillimit të degëve të industrisë të grupit A, u la mënjanë gjatë miratimit të planeve për vitet 1989 e 1990. Ata u korrigjuan duke synuar nxitjen e industrisë që prodhonte mallra konsumi për popullin, e që garantonte qëndrueshmërinë e çmimeve për mallrat e nevojës së parë.

Që nga fundi i vitit 1989, në kooperativat bujqësore e ferma u fut sistemi i ri i pagesës për punën. U caktuan shtesa plotësuese për ditë pune për të gjithë prodhimin mbi plan, deri në masën 50%. Paga e drejtuesve të prodhimit dhe specialistëve përcaktohej në vatësi të rezultatit përfundimtar.

Në vitin 1989, sipas eksperimentit të radhës, nëntë kooperativa bujqësore fituan një pavarësi të madhe. Atyre u lejohej të nxirrnin në treg produktet e prodhuara mbi plan, me përjashtim të drithërave dhe  kulturave teknike. Që nga viti 1990, forma të tilla nxitëse për prodhimin, u përhapën në të gjitha kooperativat bujqësore të vendit.

Me nismë nga lart, sistemi i organizimit të punës në ekonominë popullore, filloi të pastrohej shkallë –shkallë nga mbishtresat voluntariste jashtë-ekonomike, që zunë vend në vitet ’60-’70-të. Strukturat partiako-shtetërore mbetën të pandryshuara, por brenda kornizave të tyre dhe në kufij rreptësisht të përcaktuara, filloi të lejohej pavarësia ekonomike e “shtresave të ulta”, madje dhe kritika ndaj niveleve të dyta të administratës. Po bëhej në njëfarë mënyre përtëritja dhe përmirësimi i marrëdhënive socialiste.

Fjalët “reformë” dhe “shtërmbërim i socializmit” nuk qenë futur akoma në fjalorin politik të udhëheqësve shqiptarë, që e mendonin këtë terminologji si karakteristikë vetëm për revizionistët sovjetikë e Europianolindorë. Në Shqipëri vazhdonte akoma “revolucionarizimi i të gjitha anëve të jetës” i shpallur nga E. Hoxha.

Nxitje për korrigjimin e mëtejshëm e thelbësor të politikës së jashtme, e veçanërisht të politikës së brendshme të Shqipërisë, u bënë ngjarjet e stuhishme të vitit 1989 në Europën Qëndrore e Juglindore. Partitë komuniste në pushtet u përballën me të njëjtat probleme, më i rëndësishmi prej të cilëve, qe reformimi i sisitemit pa e lëshuar pushtetin. Kërkimet e ethshme të rrugëdaljeve nga kriza, në rastin më të mirë sollën heqjen dorë, dashje pa dashje, nga roli udhëheqës në kushtet e rishpërndarjes së funksioneve shtetërore midis të gjitha partive dhe lëvizjeve politike, ndërsa në më të keqin, humbjen e plotë të peshës dhe të autoritetit politik në vend e në shoqëri, përçarjen, madje, dhe vetshpërbërjen. Ndarja nga socializmi i kazermës u bë në mënyra të ndryshme. Shqipëria mori udhën e evolimit.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here