Pitbulli shqiptar, i rrallë dhe i mahnitshëm

0
148

Në një faqe të huaj në Facebook, e cila ka më shumë se 2 milionë pëlqime, është publikuar më 6 prill një fotografi e një qeni të racës pitbull.

Por, kjo lloj race duket se nuk është parë më herët, për arsyen e veçantë se qeni duket si një gatopard me pamje të pitbullit.

Madje, në mbishkrimin e fotografisë së pitbullit të publikuar, shkruan: “Titus the Albanian Pitbull” apo që në shqip i bie, “Titusi, pitbulli shqiptar”

Siç edhe pretendohet në fotografinë e publikuar, qeni është cilësuar të jetë një pitbull i veçantë shqiptar. Por kjo duket të mos jetë e vërtetë, pasi që një racë e tillë nuk ekziston në trojet shqiptare – apo nuk është parë asnjëherë.

Fotografia, që ka marrë më shumë se 30,000 pëlqime dhe 65,000 shpërndarje që nga koha e publikimit, është mbuluar edhe nga komente të ndryshme, ku në disa prej tyre thuhet se qeni është i ngjyrosur.

Por, ka pasur edhe të atillë që e kanë besuar si të vërtetë këtë fotografi, duke komentuar se ky është një qen i mahnitshëm.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here