Vrasësi ukrainas i arrestuar nga Policia shqiptare, ekstradohet në Greqi

0
113

Interpol Tirana ka ekstraduar për në Greqi, një 28-vjeçar ukrainas, M. Y, të akuzuar për vrasje. Policia e Shtetit njoftoi se M.Y. ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet gjyqësore greke më datë 29 tetor 2018, kishin lëshuar urdhër-arresti ndaj tij, si i dyshuar për “Vrasje” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Më datë 25 prill 2018, rreth orës 22:15, në sheshin “Exarcheia”, Athinë, dyshohet se ukrainasi M. Y. në bashkëpunim me një shtetas tjetër ka ka sulmuar një shtetas me një shufër hekuri dhe më pas e ka goditur 6 herë me thikë duke i shkaktuar vdekjen.Ky shtetas më datë 5 mars 2019 është kapur nga shërbimet e Policisë Kufitare të Kakavijes dhe në momentin e kapjes ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë por është neutralizuar dhe prangosur. Ukrainasi  M.Y, udhëtonte në drejtim të Greqisë me kartë identiteti, pasaportë dhe patentë, të falsifikuara.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athina, u bë i mundur ekstradimit i tij drejt Greqisë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here