Shkup, vendimi i Presidentit/ Tensione të forta mes protestuesve dhe policisë (FOTO+VIDEO)

0
154

Protesta të dhunshme po regjistrohen mbrëmjen e sotme në Shkup të Maqedonisë.

Protesta po zhvillohet përpara zyrës së Presidentit, Gjorgje Ivanov. Mijëra persona të mbledhur në shesh kanë hedhur fishekzjarre dhe sende të forta në drejtim të ndërtesës shtetërore.

Autoblinda dhe forca të shumta policie janë vënë kordon për të ndaluar turmën e irrituar. Protestuesit e shumtë i janë drejtuar edhe ndërtesës së Parlamentit.

Me thirrjet “Nuk ka drejtësi, nuk ka paqe”, protestuesit marshuan në drejtim të ndërtesës së Presidencës si reagim kundër vendimit të Ivanovit për të falur të gjithë politikanët nën hetim.

Amnistia u mor dy ditë më parë dhe kishte për qëllim që të mos kishte tensione gjatë zgjedhjeve. Protestat organizohen nga shoqëria civile.

 

maqedoni3 ba1 barik_1 barrik

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here