Albina Deda në Mirditë: Dhjetëra familje rrezikojnë shtëpitë dhe jetën nga erozioni

0
273
Dhjetëra familje rrezikojnë shtëpitë dhe jetën në fshatin Rrethi-Eperm në Mirditë. Mbi 30 hektarë tokë janë dëmtuar nga erozioni dhe deri tani këtë dukuri e ka shoqëruar mungesa e plotë e vëmendjes së qeverisë, megjithë ankesat e vazhdueshme të banorëve.
Të paktën 20 metra brenda fshatit është futur lumi duke dëmtuar dhe pompat dhe shtyllat e energjisë elektrike.
Në një largësi me pak se 1 kilometër nga ky fshat është tuneli i HEC te Qaf-Mollës ku inertet e tunelit janë hedhur në anë të lumit Fan.
Banoret thonë se askush nuk ka ardhur këtu për të parë situatën edhe pse janë ankuar në Bashkinë Mirdite tani dhe më parë edhe në Bashkinë e Rrubikut.
Banoret janë në panik pasi përveç dëmtimit të tokave në breg të lumit, tani rrezikohen dhe shtëpitë dhe jeta e tyre.
Deputetja e Partisë Demokratike në Mirditë Albina Deda, dëgjoi nga afër këto shqetësime dhe e ka quajtur të pafalshme neglizhencën e pushtetit vendor dhe qendror, të cilët nuk kanë marrë deri tani asnjë masë për të ndërhyrë. Ajo kërkoi ndërhyrje të menjëhershme për të shmangur pasojat e rënda që mund të vijnë në këtë zonë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here