Berisha: Mimi dhe gjeneral Trafiku thyen kutinë e zezë, mbulojnë krimet e Ramës që çoi në humbjen e dy jetëve

0
231
Ditën e djeshme u nxor e dëmtuar Kutia e Zezë e helikopterit ushtarak që u rrëzua në liqenin e Shkodrës duke shkaktuar vdekjen e dy pilotëve dhe plagosjen e një ushtari që ishte në bord.
Ish-Kryeministri Sali Berisha shkruan në Facebook se Kutia e Zezë është hapur dhe shkatërruar për të zhdukuar provat e aksidentit tragjik ajror.Berisha argumenton se kjo pajisje është e ndërtuar në mënyrë të tillë që i reziston përplasjeve edhe më të fuqishme, si në rastet e avionëve.
Ish-Kryeministri akuzon për këtë gjë Kryeministrin Edi Rama, ministren e Mbrojtjes Mimi Kodheli dhe Gjeneralin e Forcave të Armatosura Jeronim Bazo.
Statusi në Facebook i ish-Kryeministrit Sali Berisha
Per te fshehur krimin e shemtuar shteteror, Mimi dhe gjeneral Trafiku thyejne kutine e zeze!
Te dashur miq, cdo qytetar i ketij vendi sot duhet te shtroje pyetjen se pse eshte hapur kutia e zeze e helikopterit qe ra nga vec 15 metra lartesi mbi liqen?
Kutia e zeze eshte projektuar per te rezistuar edhe shperthime nga lartesi shume te medha, ajo ka rezistuar dhe eshte gjetur e pademtuar dhe ne avionet e e rrezuar me raketa apo valixhe tritoli ose e rene ne mijera metra thellesi te detit. Por ne vendin e korrupsionit me te larte qeveritar ne bote, kutia e zeze cahet dhe hapet per te zhdukur provat e korrupsionit qeveritar qe coi ne krim shteteror me jetet e dy piloteve.
Kjo eshte bere vetem e vetem me urdher te Edi Rames. Ky eshte nje turp dhe krim makaber qeveritar i Edi Rames dhe banditeve te tij! sb
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here