Paralajmërimi i Gjonajt: Do të ndjekim penalisht të gjithë ata efektivë që do tentojnë të korruptohen…

2
259

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj dha një mesazh të qartë për punonjësit e rinj të policisë nëpër burgje se do të përfundojnë pas hekurave nëse pranojnë të korruptohen.

 

Nga Akademia e Sigurisë, pas përfundimit të trajnimit për punonjësit e rinj të policisë së burgjeve, Gjonaj tha se me reformën në drejtësi do të shihet edhe trajtimi financiar për këtë kategori.

“Kur duan t’ju korruptojnë, duhet të kujtoni se sa mund dhe djersë iu është dashur të jeni pjesë e këtij sistemi dhe mos e lejoni të jeni në krahun tjetër të hekurave, si të dënuar. Jemi të vendosur të ndjekim penalisht të gjithë ata efektivë që do tentojnë të korruptohen. Kjo është reforma më e madhe në burg, dhe si e tillë ajo ka pasur dhe do ketë vëmendjen maksimale. Paketa e dytë ligjore e reformës ka parashikuar ndryshime në dhënien e një statusi të veçantë të punonjësve të policisë në burgje. Po ashtu do shihet edhe trajtimi financiar”,-tha Gjonaj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

2 COMMENTS

  1. Une kam pasur djalin e madh brenda tani kam te voglin. Nuk.ka lidhje fare ai sistem me kte tani. Pervec kushteve edhe njerzit duket me ndryshe

  2. Po mire qe po punon njeri dhe po trajnon njerzit, po investon tek burimet njerezore se u lodhem me kta qe fusnin militantet ne pune.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here