Deputeti italian i ‘Forza Italia’ mban fjalim në nisje të Kuvendit Kombëtar të PD-së

0
152

Kuvendin Kombëtar të PD e ka përshëndetur sot, deputeti italian i Forza Italia, Alesandro Batilokio

“Kjo është hera ime e tridhjetë në Shqipëri, – tha ai, –  dhe jam gati – gati, një qytetar nderi i këtij vendi që e kam zbuluar që në vitin 1994, kur isha në qytetin e Vlorës

Jam shumë i lumtur që ndodhem këtu midis jush për të sjellë përshëndetjet e të gjitha partive tona, që ndajnë  bashkë vlerat e Partisë së madhe Popullore Demokratike, por mbi të gjitha dua t’i drejtoj përshëndetjen time, liderit tonë, z. Sali Berisha.

Italia dhe Shqipëria janë dy vende simotra, të cilat ndajnë bashkë një zemër dhe në mes kanë vetëm detin Adriatik. Është diçka e shkruar në librat e historisë dhe të gjeografisë. Aktualiteti thotë që rreh 20% e shkëmbimeve tregtare ndodhin midis Italisë dhe Shqipërisë dhe Italia është vendi i parë pritës i produkteve shqiptare.”

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here