Pyetja më e shpeshtë që iu bëhet mjekëve obstetër-gjinekologë këto kohë është nëse ekziston mundësia e transmetimit të virusit Covid-19 nga nëna tek fëmija.
Gjinekologia e njohur Mimoza Keta, përmes një lidhje skype për emisionin “Vizioni i Pasdites” u shpreh se deri më tani nuk ka asnjë fakt që të vërtetojë kalimin e Koronavirus nga nëna tek fëmija, megjithatë rreziku më i madh është të infektohet pas lindjes.
“Deri më tani nuk ka të dhëna të sakta, por megjithatë nuk është gjendur një i porsalindur, tek i cili është transmetuar virusi nga nëna, as kur është në bark, as kur del nga barku i nënës. Por mund të preket nëse nëna është pozitive dhe fëmija ka lindur dhe kalon nga spërklat e pështymës etj.”
Mjekja gjinekologe Mimoza Keta u ndal gjithashtu tek kujdesu që duhet të tregojnë nënat e reja si dhe mundësinë që virusi të lërë pasoja në shëndetin e më të vegjëlve.
“Deri tani nuk janë treguar nga të dhënat që mund të ketë pasoja.
Nuk janë dalluar të dhëna në lidhje me këtë lloj virusi te bebet. Veprimi i parë duhet të ndahet dhoma e nënës nga fëmija.
Ushqimi i bebes me gji ka dy mënyra: ose nëna të shtrydhë gjirin dhe t’ia japi dikush tjetër ose nëna të lajë gjirin, të lajë duart dhe të ketë maska dhe masa mbrojtëse etj. Edhe personat që kujdesen për nënat shtatzënë dhe bebat duhet të ketë maska, doreza,”– u shpreh Keta.