Kinema/ Turqia realizon “Teutën” e Petrovcit, Eliza Dushku rolin e mbretëreshës

0
164

eliza dushku“Teuta” është filmi më i ri, i cili pritet të fillojë xhirimet më 17 maj të këtij viti e që është me skenar të aktorit të mirënjohur Enver Petrovci e që do ta realizojë regjisori turk, me prejardhje kosovare, Murat Vela Derman. Synimet e këtij ekipi të filmit janë që aktoren me origjinë shqiptare, që jeton në Amerikë, Eliza Dushkun, ta kenë në rolin e Teutës. Këtë e ka konfirmuar për “KultPlus” edhe skenaristi i këtij filmi, Enver Petrovci.

Ndërkohë, për pjesën tjetër të aktorëve, Petrovci ka thënë se ende nuk është vendosur se kush do të luajë në këtë film, që financohet edhe nga Turqia.

“Për herë të parë një skenar shqiptar e punojnë të huajt dhe kjo është e rëndësishmja e gjithë kësaj. Gjithashtu, financimin e realizimit të filmit e bëjnë turqit”, – ka thënë Petrovci, i cili dëshiron që ky film të mbështetet edhe nga Qendra Kinematografike e Kosovës që të mos mbetet si projekt vetëm i Turqisë. “Unë kam dëshirë që filmi të jetë kosovaro-turk, është gjynah të mbetet filmi vetëm turk. Po unë prapë se prapë do të konkurroj në QKK dhe shpresoj që edhe Kosova të jetë pjesëmarrëse në këtë projekt, nëse duan që filmi të jetë edhe i Kosovës, nëse nuk duan, le të mos duan, nuk kam se çfarë të bëj. Regjisori ka ambicie shumë të mëdha, prandaj do të doja që për pak para të mos mbetet Kosova jashtë këtij projekti”, – tha në fund skenaristi Enver Petrovci. Ky projekt filmik, sipas Petrovcit, është mbështetur edhe nga Kryeministri turk, Ahmet Davutoglu, dhe një gjë e tillë atë e bën të ndihet akoma edhe më mirë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency