Maliqi deklaratë të fortë: Në burgje ka pasur edhe ngacmime seksuale, ministria e Drejtësisë plot me tendera korruptivë

0
130

I ftuar në Ora News, deputeti Lefter Maliqi u shpreh se në interpelancë me ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka denoncuar gjithë shkeljet e bëra nga ministria.

Maliqi tha se ka pasur raste abuzimesh me tenderat e burgjeve si dhe raste të ngacmimeve seksuale të cilat nuk janë bërë publike.

Maliqi: Pata interpelancë me ministren e Drejtësisë ku i thash për tenderat e ushqimeve, për denoncime të ndryshme. Po ashtu, ka edhe vajza e femra police në burgjet e Shqipërisë që kanë denoncuar për ngacmimi seksual nga drejtori i burgut dhe drejtori i përgjithshëm në vend që ta largojë apo të marrë masë, i dërgon këto police në detyra shumë të vështira, ndërsa drejtorin e çon diku tjetër. Po këtë drejtor, bashkëshorti i juristes së burgut e godet në mes të qyteti për ngacmim seksual. Në zyrat e këtij drejtori të përgjithshme bëhen sfilata mode.

Për Maliqin, Rilindjes nuk i interesojnë skandalet që ndodhin dhe shtoi se janë bërë emërime miqsh dhe njerëzish të afërt në ministri.

Maliqi: Këtyre nuk iu intereson për skandalet dhe për tenderat që ndodhin. Në ministrinë e Drejtësisë janë bërë edhe tendera me 1.2 miliardë lekë vetëm për përkthime. Bëhen edhe emërime të shokut të burrit të saj që ka qenë i liruar nga detyra, apo një shok tjetër e bën drejtor të auditit të brendshëm, ndërsa shokun e saj e bën drejtor të kodifikimit. Imagjino kur ka arritur krimi dhe kupola në shtet. Këta nuk duan t’ia dinë.

Maliqi theksoi se media ka zbuluar shumë afera edhe të ministrit Lleshaj dhe se në 25 prill Rilindja do të pësojë një humbje fatale.

Maliqi: Media ka zbuluar shumë afera të ministrit Lleshajt. Këta mohojnë gjithçka edhe pse kanë mbushur gjithë Shqipërinë me drogë. Këta mendojnë se me institucionet e drejtësisë të kapura dhe me pushtetin vendor të kapur, mendojnë se do të marrin pushtetin. Por askush nuk e voton më këtë qeveri pasi janë të zhgënjyer. I kanë futur njerëzit në panik dhe po i detyrojnë të largohen. Pandemia më e keqe është ai që spërkat nga Surreli. Ndëshkimi në 25 prill do të jetë fatal dhe humbje për Ramën.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here