Itali/ Rrihet brutalisht nga një ish-boksieri rumun shqiptari i dënuar me burgim të përjetshëm

0
142

Shqiptari Dritan Demiraj që vuan dënimin me burg të përjetshëm në Itali është rrahur brutalisht nga një ish-boksier rumun.

Mediat italiane raportojnë se Demiraj ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e Parmës. 29-vjeçari shqiptar punonte si bukëpjekës në mensën e burgut. Ishin rojet e burgut ata që ndërhynë për të ndarë sherrin dhe dërguan shqiptarin në spital.

Dritan Demiraj është dënuar për vrasjen e ish të dashurës së tij, shtetas rumune Lidia Nusdordfi dhe partnerit të saj Silvio Mannina.

Ngjarja me gjasë është një hakmarrje për krimin e kryer nga shqiptari, megjithëse autoritetet italiane kanë nisur hetimin.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here