Gjatë takimit në Prishtinë me Kryetarin e ri të Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë Ismail Kahraman, Kryetari i Kuvendit Ilir Meta vlerësoi marrëdhëniet e ngushta vëllazërore që ekzistojnë mes dy vendeve. Duke vënë në dukje bashkëpunimin e frytshëm bilateral në të gjitha drejtimet,u ripërsërit ftesa për një vizitë të Kahraman në Shqipëri. Kryetari i Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë Ismail Kahraman, pasi vlerësoi bashkëpunimin e shkëlqyer ekonomik dhe politik me Shqipërinë, u shpreh se kontaktet mes dy Parlamenteve dhe veçanërisht mes komisioneve parlamentare duhet të intensifikohen më tej. Në përfundim, Kryetari i Kuvendit, Meta dhe homologu i tij turk Kahraman biseduan mbi zhvillimet e fundit ndërkombëtare duke vlerësuar angazhimin e Turqisë dhe të Shqipërisë kundër terrorizmit ndërkombëtar në shërbim të paqes, sigurisë dhe stabilitetit.