Rregjistron mjekët gjatë operacionit të saj, ajo që dëgjon është shokuese

0
145

Një rast vërtet shokues i ka ndodhur Ethel Easter në Teksas, gjatë operacionit të saj në hernie.

Pas shtimit të shqetësimit të saj për kirurgun që do të bënte ndërhyrjen, para se të hynte në sallën e operacionit ajo fshehu një regjistrues të vogël audio në flokë.

Easter shpjegon se kirurgu që  do ta operonte e kishte lënë të priste prej muajsh, madje shpeshherë ishte sjellë në mënyrë jo të hijshme.

Për këtë arsye, duke pasur edhe frika se s’do t’ia dilte, e shtyu të merrte vendimin që  të regjistronte  operacionit.

Kur dëgjoi më pas se ç’thoshte stafi mjekësor rreth saj gjatë operimit mbeti pa fjalë!

“Ajo është e vogël sa një grusht! Mbaj mend se kur nuk e futëm në listën tonë të operacioneve, të dy javëve të para, u ankua ndaj nesh”, – shprehet kirurgu në regjistrim.

Më pas, një prej infermiereve bëri shaka me kërthizën e gruas, për të cilën Easter preket shumë sa herë i përmendet!

“Je shtrirë në atë situatë dhe njerëzit të cilëve u ke besuar flasin në mënyrë të tillë. Të krijohet një ndjesi e keqe”, – shprehet Easter.

Më tej ajo shton se mjekët i dhanë një ilaç për të cilin ajo u kishte thënë se i shkaktonte alergji.

Gjithsesi, pavarësisht asaj që i ka ndodhur, Ethel Easter nuk ka planifikuar të denoncojë ligjërisht stafin mjekësor, por është bashkuar me një aktivist të qytetit për të përhapur fjalën rreth asaj që i ka ndodhur e për të ndërgjegjësuar.

https://www.youtube.com/watch?v=g9gjX42MW-s

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here