Tiranë/ Plagos bashkëjetuesin e vajzës, nuk ishte dakord me lidhjen

0
158

Një person është plagosur me armë zjarri në kryeqytet. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:30 në zonën e Linzës, në afërsi të “Thesarit”, ku 33-vjeçari A.G është qëlluar me armë zjarri në banesën e tij.

I plagosuri është dërguar menjëherë në spital, ku mësohet se ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka bërë menjëherë kapjen e autorit të dyshuar për këtë vepër penale dhe ka shpallur në kërkim autorin e dytë.

Blutë bëjnë me dije se pak minuta pas ngjarjes është kapur shtetasi Besim Lata dhe është shpallur në kërkim B.L.

Shkak i konfliktit dyshohet një mosmarrëveshje mes autorit dhe të plagosurit për një bashkejetesë me vajzën e tij, pa dëshirën e Lataj.

Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor i cili po kryen veprimet.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here