Berisha: Këto ministra 5 herë më shpesh shkojnë në Dubai se sa vijnë në Tepelenë

0
89

Në takim me strukturat në Tepelenë, Bersha tha se Rama nuk e lejon komisionin hetimor për udhëtimet me charte, se do nxjerrë se janë më shumë se 22 milionë euro shpenzime për udhëtime e vikende.

“A duhet të ngrihemi ne? Ne duhet të ngrihemi me të gjithë forcën tonë.
Analistët rendin nga një ekran në një ekran tjetër që t’u mashtrojnë juve.
Zonja në SHBA e denoncoi Edi Ramën se ka darkuar në një lokal në Nju Jork me 10 mijë dollarë darka.
Dilte çakalli i tij e thoshte se ka kushtuar 100 dollarë. Me paratë e Ramës e thotë këtë.
Se vetë Rama ka bërë 137 udhëtime me aeroplan me dhomë gjumi, se lodhet shumë se ka marrë pjesë vetëm në 19 mbledhje qeverie. Të gjitha të tjerat i ka Ballukja.

Dhe del e thotë se këto udhëtime janë më të lira se të paraardhësit tim në linja private. Ndërkohë nuk e lejon komisionin hetimor për këtë çështje, se do nxjerrë se janë më shumë se 22 milionë euro shpenzime për udhëtime e vikende.
Këto ministra, 5 herë më shpesh shkojnë në Dubai se sa vijnë në Tepelenë”, tha Berisha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here