Berisha: Kjo bandë arriti të paimagjinueshmen, rekrutoi kryezbuluesin e SHBA! Revolucioni do fitojë

0
71

Kreu i PD-së  gjatë fjalimit të tij në Tepelenë tha se kjo bandë arriti të paimagjinueshmen duke rekrutuar kryezbuluesin e SHBA, por me bindje të plotë revolucioni do fitojë.

 

Pjesë nga fjalimi i tij:

Kjo bandë arriti të paimagjinueshmen, të rekrutojë kryezbuluesin e SHBA, McGonigal.

E para, t’ia bësh një vendi që të ka bërë aq të mira në histori, je më besëpreri i shqiptarëve që nga koha e Skënderbeut gjer më sot.

Ky, duke na quajtur ne antiamerikanë, pse ne po mbronim vlerat e lirisë, vlerat e amerikanëve në Shqipëri, ky njeri nuk ka asnjë interes.

Ne kemi interesa kombëtare dhe forca e idealeve tona është e pamposhtur.

Ju garantoj se këtë revolucion do e fitojmë.

Misionarët nuk janë shumicë, por ata fitojnë, ata nuk humbasin. Ata nuk humbasin sepse sakrifikojnë.

Demokratët duhet të bindin çdo shqiptar se këtë betejë e kemi për çdo shqiptar.

Ndaj, të ecim të vendosur, të ecim të guximshëm, të sigurt drejt fitores që meritojmë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here