Hetohet shitja 100 % e aksioneve të “Bankers Petrolium” për firmën kineze

0
133

Shitja e 100 % të aksioneve që ka të drejtat ekskluzive për kërkimin  dhe prodhimin e naftës në zonat më të mëdha në Shqipëri, Bankers Petrolium” firmës kineze “Geo Jade Petrolium” po hetohet nga Autoriteti i Konkurrencës.

Aktualisht ka nisur kontrolli për mënyrën e përfitimit të të drejtave të kësaj kompanie si dhe për të parë nëse ka ose jo kufizim të tregut.

Autoriteti i ka kërkuar shoqërisë kineze dokumentet që provojnë se përfitimi nga firma që sapo ka blerë nuk bëhet për interesa të një pronari të vetëm.

Në kërkimet e autoritetit të Konkurrencës ka rezultuar se  pronare e “Geo Jade Petrolium Corporation” është “Charter Power Investiment Limited”, një shoqëri publike kineze.

Më 14 mars “Bankers Petrolium” që operon në zonën e Patos-Marinzës shiti aksionet e saj për 575 milionë dollarë.

Ky transaksion vjen pak kohë pasi zgjidhjes së mosmarrëveshjes së “Bankers” me qeverinë shqiptare, pasi Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve kërkoi 75 mln dollarë taksa, pas një rivlerësimi tatimor mbi shpenzimet e kompanisë në vitin 2011.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here