10 ditë pa energji elektrike dhe ujë/ Adriana Dizdari: Ku jeni o artistë të Sarandës? Si mund të heshtni?

0
93

Mësuesja e pianos njëkohësisht edhe bashkëshortja e komozitorit Limos Dizdari, Adriana ka reaguar në lidhje me ndërprerjen e energjisë elektrike që u është bërë, pavarësisht se ata nuk janë debitor. Me anë të një postimi në Facebook, ajo shkruan se prej 10 ditësh, Qendrës së Artit DEA në Ksamil i është ndërprerë energjia elektrike, duke i lënë ata në errësirë dhe me mungesë të ujit. Ajo shkruan se është e habitur që kjo padrejtësi që ata po kalojnë, nuk u ka bërë përshtypje artistëve  dhe intelektualëve të Sarandës.

Statusi i Plotë:

Vazhdon gjuetija e shtrigave drejt Qëndrës së Artit Dea – Ksamil. Prej dhjetë ditësh jemi pa drita dhe pa ujë. Na është prerë e drejta për të jetuar. Nuk e dini që kjo është një nga format e torturës, të nderuar zotërinj të administrates së Sarandës? …. Në pronësinë e kujtdo të jetë Qëndra Dea, e konfederatës, e vlonjatëve apo tona, të drejtat njerëzore nuk e lejojnë që tu pritet drita dhe uji dy qytetarëve të Republikës Shqiptare, kushdo qofshin ata, puntor, fshatarë, intelektualë.
Në këtë rast, i janë prerë dritat dhe uji, dmth janë vënë nën torturë dy intelektualë, dy artista, dy njerëz që nuk u kanë bërë keq askujt, që kanë bërë vetëm punën e tyre me devocion.

Ajo që më çudit dhe revolton më shumë , është kënaqësija për të na bërë keq, per të heshtur para këtij cinizmi. Ju kryetar i Bashkisë nuk shqetësoheni për këto që po ndodhin, dhe me forcën që ju jep posti që keni, ti thoni “ mjaft” kësaj torture? Po ju zoti Thoma Nika , e dini mirë që ne banojme këtu. Si mund ta gëlltisni këtë që po na bëjnë? Unë ju kam konsideruar mik të familjes, ju kam pritur dhe përcjellë. Po ju muzikantë, dhe artistë të Sarandës si mund të heshtni para kësaj molepsjeje të shpirtit njerëzor? E di që kurajua nuk ju mungon, por keni familje dhe fëmijë. Pikërisht për dinjtetin tuaj që të mos ju nëpërkëmbin, të thoni fjalën tuaj .Po ju poetë e shkrimtarë, ku jeni ?…. shoku juaj me gjithë bashkëshorten eshtë vënë në torturë.

Jemi dy njerëz që mund të kemi nevojë për ndihmë mjekësore gjatë natës, dhe po të na ndodhë kjo çfarë mund të bëjmë në erësirë? Kush mban pergjegjesi për këtë? E dini se ju zë ligji? Po ju zoti Petraq, që mereni me të drejtat e klientëve, nuk e dini se ne banojmë këtu dhe gjersa çështja e qëndrës të sqarohet, nuk keni asnjë të drejtë të prisni drita dhe ujin.? Turp, turp , njëqind herë turp. Kur ju ja bëni djalit të qytetit tuaj, Limos Dizdarit që nderon emrin e “Sarandës” në tërë botën, mere me mënd me të tjerët. Apo është nga ato inatet cinike alla shqiptarshe, që siç thotë Konica. Kjo periudhë kohe 23 vjeçare në historinë e artit shqiptar dhe muzikës shqiptare, në sivinë e Limos Dizdarit , do të jetë faqja më interesante e jetës së tij, më kulminantja. Njerzit do heqin kapelen para emrit të tij , dhe do zgurdullojnë sytë duke pyetur njëri tjetrin, të verteta janë këto? ….pa drita, pa ujë, nën trysninë e njerëzve pa din e iman?

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here