Vonesa në dorëzimin e dosjes nga prokuroria lë të lirë të dënuarin për trafik droge

0
136

Domart Konjari është duke u gjykuar nga autoritetet Franceze. Procesi në shkallën e parë ka përfunduar, ndërsa nuk \ka marrë formë të prerë. Por Domart Konjari i arrestuar pak kohë më parë u la i lirë nga Gjykata e Apelit për Krime të Rënda, për shkak të procedurave. Prokuroria e kësaj shkalle nuk ka vepruar në kohë për dorëzimin e dosjes. Kjo bëri që Konajri edhe pse i kërkuar nga drejtesia franceze t’i ndryshohet masa e arrestit nga ajo e burgut në detyrim për paraqitje. Për avokatin mbrojtës Vladimir Meçi nuk ka asnjë pengesë ligjore që ai të paraqitet para oficerëve në afatin e përcaktuar në vendim. Avokati tha pëer mediat se: “Nuk ka një dokument, nja akt, një provë të jetë mbështetur në këto dy konventa në të cilën të caktojë një masë sigurimi për të, prandaj nuk është caktuar ndonjë masë sigurimi.” Konjari është duke u gjykuar në mungesë nga autoritetet Franceze. Ndërsa me vendim të shkallës së parë ai është dënuar me 10 vite burg për trafik ndërkombëtar droge. Konjari konsiderohet si një prej kokave të rafikut të lëndës narkotike, kryesiosht kokainës së pastër. “Duhej që prokurori të vinte në lëvizje gjykatën për të vlersuar masën e sigurisë të marrë nga Gjykata e rrethit Gjyqësor Korçë. Kishte kaluar një muaj dhe prokuroria nuk e kishte kryer këtë veprim”- tha avokati. Një muaj më parë ai u prangos në Kapshticë teksa tentonte të kalonte kufirin drejt Greqisë me pasaportë false. Për këtë shkleje ndaj tij u caktua 30 ditë arrest me burg nga Gjykata e Korcës. Më pas proeçesi ndaj Konajrit u transferua në Gjykatën e Krimeve të Rënda, për llogari të ekstradimit në Francë. Teksa ndaj Konjarit u shua masa e sigurisë për pasaportën false të paraqitur në Kufi, Prokuroria nuk mundi të bindë Gjykatën për të vendosur ndaj tij një masë të re sigurie me burg. 42-vjeçari Konjari është i njohur për policinë shqiptare si pjestar i grupit kriminal “Djemtë e Rrugës Bardhyl” drejtuar nga Franc Konomi, të cilat kanë mbizotëruar pas viteve 90 në kryeqytet.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here