Paloka: Pse Tahiri nuk u shqetësua për lirimin e deputetit të mazhorancës?

0
147

Kreu i grupit parlamentar të PD, Edi Paloka duke bërë një paralelizëm me shqetësimin e ministrit Tahiri për lirimin e një gjyqtari i cili u arrestua për armëbajtje pa leje, tha se ministri  duhet të ishte shqetësuar për lirmin e deputetit të PS, i akuzuar për armëbajtje pa leje dhe plagosje.

Paloka: Ministria e brendshme  na shkroi një letër pë rastin e një gjyqtari që paska liruar gjykata dike për armëbajtje pa leje. Po pse nuk u shqetëua ky ministri ditën kur një nga këto gjykata liroi një deputet të mazhorancës, i cili jo vetëm akuzohet për armëmbajtje pa leje , por edhe që ka qëlluar.

Amendamenti që ne kemi sjellë lidhur me këtë çështje për dekriminalizimin lidhet me një nga këto raste. Amendamenti ynë kërkon një gje elementare, që zyrtare, deputetë që janë kapur në flagrancë me krime të renda ndaj njeriut deri në një vendim gjykate të mos vazhdojnë të kryejne funksionet e tyre

Unë e di që Rama e ka dhënë urdhërin për këtë amendament, nuk do ta votojë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here