Takim “i ftohtë” në Mal të Zi, Kurti i zgjat dorën, Rama nuk lëviz fare

0
59

Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe të BE u bënë bashkë këtë të enjte në Samitin e Kotorit në Mal të Zi.

Ky takim rajonal që zhvillohet nën logon “Një rajon, vizion i përbashkët”, pason takimet e mëparshme të këtij niveli mes liderëve, në Tiranë dhe në Shkup, ku është diskutuar gjerësisht mbi Planin, që synon rritjen ekonomike të rajonit, përshpejtimin e reformave të duhura, dhe kryerjen e investimeve, që mund të avancojnë procesin e zgjerimit të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ajo që bie në sy është takimi i “akullt” i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit me homologun Edi Rama i cili siç e shikoni nga pamjet i jep dorën por e “injoron” duke mos lëvizur fare nga vendi.

Tashmë edhe një herë Rama tregon mungesë respekti duke nënvlerësuar takimin me homologun e tij kosovar, Albin Kurtin. Pamjet dëshmojnë se mes dy liderëve Rama-Kurti ka një “krisje” të fortë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here