Me zyrtarin e lartë gjerman/Meta: Shqipëria, e vendosur në përmbushjen e rekomandimeve të progres-raportit të KE-së

0
100

 

 

meta me gjermaninKreu i Kuvendit, në kuadër të vizitës në Gjermani, zhvilloi dje një takim me kryetarin e Komisionit të Çështjeve të Brendshme në Bundestag, z. Ansgar Heveling, të cilin e njohu me zhvillimet më të fundit në Shqipëri dhe veçanërisht me reformat në fushën e zbatimit të ligjit, siç janë dhe masat e ndërmarra në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. “Shqipëria është e vendosur në përmbushjen e të gjitha rekomandimeve që rrjedhin nga Progres-Raporti i Komisionit Evropian dhe po punon ngushtësisht me ekspertët ndërkombëtarë për përfundimin e reformës në fushën e drejtësisë”, – tha Meta. Duke vlerësuar konsensusin e arritur për procesin e dekriminializimit, Kryeparlamentari theksoi: “Jemi të vendosur në vendosjen e standardeve më të larta për të gjithë përfaqësimin politik dhe të administratës publike, ndërsa evidentoi si tepër të rëndësishëm integritetin dhe profesionalizmin e të gjithë të zgjedhurve në çdo nivel dhe të administratës publike në tërësi”. Ndërkohë, kryetari i Komisionit të Çështjeve të Brendshme në Bundestag theksoi se kriza e refugjateve, veçanërisht fluksi i lartë i tyre nga zonat e luftës në Lindjen e Mesme përfaqëson një sfidë të rëndësishme që kërkon angazhim, solidaritet dhe përpjekje të përbashkëta për përballimin e saj. Po ashtu ai vlerësoi rolin që Shqipëria luan si një faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon, si dhe kontributin e vendit tonë në luftën kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency