Ndihma juridike/ Mbrojtja falas, Manjani: Një nga pikat kryesore të Reformës në Drejtësi

0
135

“Si mund t’o shërbejmë qytetarit në sallën e gjyqit. Çfarë mund t’i ofrojmë atij falas. Këto janë pikat kryesore të reformës në drejtësi. Kjo është gjëja kryesore për të cilën duhet të mendojmë para se të flasim për emërime të krerëve të drejtësisë”.

Alma Çuka
Ndihma juridike falas, apo siç njihet ndryshe nga personat që e përfitojnë këtë në gjykatë, avokat kryesisht, ka qenë në qendër të diskutimeve në një tryezë të mbajtur nga projekti EURALIUS IV. Specialistë të fushës, analizuan situatën në terren, e cila për hirë të së vërtetës nuk sjellë një pamje të këndshme dhe nuk ofron një shërbim të mirë. Situata është trajtuar me shumë kritika nga përfaqësuesit në tryezë, për të bërë të mundur analizën e situatës aktuale të ofrimit të këtij shërbimi në vendin tone, si dhe gjetjen e një skeme që do të krijonte më shumë akses për qytetarët që kanë nevojë për këtë shërbim. I ashpër në fjalë ne tij lidhur me këtë shërbim që paguhet nga qeveria ka qenë edhe Ministri Ylli Manjani.
Ndihma juridike jo në nivelin e duhur
“Përpara se të mendojmë se kush do të jetë gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës së Lartë, Prokurori i Përgjithshëm etj, tema të cilat e kanë rënduar opinionin publik këto kohët e fundit dhe kanë marrë shumë hapësirë dhe vëmendje mediatike, që duket se më shumë është për t’i bërë qokën pushtetit sesa qytetatrëve duhet të shohim në drejtim të ndihmës së qytetarëve. Por në fakt reforma në drejtësi ka të bëjë me temat, se si do t’ju shërbejmë qytetarëve në sallën e gjyqit, se si do t’ju shërbejmë shqiptarëve në nevojë por jo vetëm atyre, sepse po shkove tek dera e gjykatës, në nevojë je, si i pasur, si i varfër. Kjo ëshrë reforma që presin njerëzit prej nesh dhe unë ju jam mirënjohës për këtë takim, që në fakt na sillni në vëmendje tema shumë më të rëndësishme se sa ato që kemi bërë publikisht dhe mediatikisht deri më sot”, u shpreh Manjani Në përgjigje të pyetjes nëse çështja e ndihmës ligjore është e drejtë e qytetarit apo detyrim i shtetit, Ministri Manjani zgjodhi t’i vendosë në balancë. “Përballë të drejtës themelore kushtetuese e njohur edhe nga Konventa Evropiane e të Drejtave të Njeriut por edhe nga të gjithë dokumentat ndërkombëtare për një proces të rregullt gjyqësor, për parimin e barazisë së palëve para ligjit dhe për sigurimin e aksesit të kujdo në mënyrë të barabartë në gjykatë, sigurisht kjo është një e drejtë dhe përballë saj duhet të qëndrojë detyrimi i shtetit për ta garantuar këtë gjë. Më lejoni të them se skema e sotme e ndihmës ligjore falas është për fat të keq ende në kolaps. Nuk e kemi gjetur ende mekanizmin dhe metodologjinë e duhur për ta garantuar ashtu siç duhet dhe sipas nevojës së njerëzve. Kështu që nëse ka një vendim strategjik për ta marrë, duhet ta marrim. Vullneti im përsa më takon si Ministër i Drejtësisë, por ju gatantoj edhe në emër të Qeverisë Shqiptare është i plotë. Ne duhet ta reformojmë këtë sistem me rrënjë. Nuk do të shpikim por do të marrim një model të përshtatshëm me qëllim garantimin e të drejtës themelore për një proces të rregullt ligjor dhe aksesin e çdo qytetari pa diskriminim, pavarësisht gjendjes financiare”, theksoi Manjani. Ministri Manjani, ndër të tjera bëri prezent në këtë tryezë diskutimi se në Ministrinë e Drejtësië do të ketë shumë shpejt një zyrë informacioni ligjor për qytetarët, në përbërje të së cilës do të jetë edhe një klinikë ligjore. “Besoj se do të gjejmë skemën më të mirë por sidoqoftë paraprakisht mund të them se ndërmjet modeleve që do të propozojmë nuk duhet të humbim konceptin e dhënies së asistencës paragjyqësore që gjithashtu duhet të jetë falas. Detyrimi për informacion ligjor, një detyrim jo edhe shumë i zbatueshëm, duhet të jetë unik për të gjithë qytetarët e këtij vendi. Shpresoj që shumë shpejt të kemi një ligj të ri, me një skemë të re, me një model të ri, të një vendi anëtar të BE-së, kushdoqoftë, që këtë proces ta garantojmë sepse kjo është e lidhur me standardet e Bashkimit Evropian”, përfundoi Manjani

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here