Idetë që pritet të sjellin vende të reja punë në Evropë

0
157

Një nga metodat është i ashtuquajturi diagnostikimi i talenteve për kandidatët që kërkojnë punë. “Në rastin e diagnostikimit të talenteve, këto të dhëna nuk konsiderohen më si të dhëna të mjaftueshme. Kjo vlen sidomos kur kemi një kandidat që vjen nga një vend tjetër i BE-së”

 

JobsParatë e para të fituara vetë, përvojë pune, krijimi i familjes: Për shumë të rinj në Evropë kjo jetë është bërë praktikisht e paarritshme. Të rinjtë janë të papunë dhe pa perspektivë. Sipas statistikave të fundit në Spanjë dhe Greqi rreth 50 deri 60 për qind e të rinjve janë pa punë. Në Evropë kjo shifër shkon në më shumë se pesë milionë. Edhe pas samitesh të shumta nuk duket se ka ndonjë përmirësim të vërtetë dhe as duket ende ndonjë në horizont. Kongresi “Europatriates” në Saarbrücken (www.europatriates.eu) po e trajton këtë problem. Programi i BE-së “Garanci për Rininë” synon që të rinjtë e papunë nën 25 vjeç të gjejnë brenda katër muajsh punë, ose një vend për stazh. Që prej shtatorit 2013 për këtë projekt ka në dispozicion gjashtë miliardë euro. Por për të marrë paratë, vendet e BE-së duhet të paraqesin koncepte – deri tani një projekt të tillë e ka paraqitur vetëm Franca. Por sipas ekspertit Peter Harz për të zgjidhur problemin e papunësisë së rinisë nevojiten 215 miliardë euro. Harz ka themeluar nismën “Europatriates” ideja themelore e saj është që të rinjtë të trajnohen në vendet ekonomikisht të forta të BE-së ose të gjejnë një punë atje. Të pajisur me përvojë profesionale, ata kthehen disa muaj apo vite më vonë përsëri në atdheun e tyre. Në të njëjtën kohë vendet e origjinës duhet të ndihmohen për të rikrijuar vende pune. Megjithatë zhvendosja në një nga vendet e tjera të BE-së nuk është e lehtë, dhe kongresi në Saarbrücken synon të prezantojë koncepte dhe mjete për këtë.

Diagnostikimi i talenteve

Një nga metodat është i ashtuquajturi diagnostikimi i talenteve për kandidatët që kërkojnë punë. Andreas Frintrup që ofron Diagnostics HR AG thotë: “Deri tani si bazë shërbenin të dhënat biografike, si shkollimi, profesioni, etj. Në rastin e diagnostikimit të talenteve, këto të dhëna nuk konsiderohen më si të dhëna të mjaftueshme. Kjo vlen sidomos kur kemi një kandidat që vjen nga një vend tjetër i BE-së. “P.sh. kualifikimet shkollore në Gjermani dhe Francë janë të vështira për t’u krahasuar”. Përveç kësaj, shumë të rinj nuk kanë arsimim profesional. “Dhe në qoftë se unë nuk kanë një arsim të tillë, nuk kam gjithashtu mundësi për të gjetur punë në një rajon tjetër apo përtej kufijve të vendit të tyre”, – thotë Frintrup. Edhe ekspertja e tregut të punës Jutta Steinruck, SPD, deputete në Parlamentin Evropian, e përshëndet idenë e “Europatriades”. “Gjithçka që ofron zgjidhje është e mirë, por ende mbetet e nevojshme rimëkëmbja ekonomike dhe reformat strukturore”, – thotë ajo. Ajo dëshiron pak më shumë “detyrim se sa vullnetarizëm” në luftën kundër papunësisë së të rinjve. Për shkak se: “Ne kemi pasur përvojën se kush nuk gjen punë menjëherë pas shkollës apo universitetit, ka vështirësi të mëdha edhe në jetën e mëtejshme”. dw.de

 

 

Bie ritmi i ndërmarrjeve të reja

Efektet e krizës në ndërmarrjet private po lënë gjurmë të dukshme. Sipas Regjistrit të Ndërmarrjeve të INSTAT-it, krijimi i ndërmarrjeve të reja ka ulur ritmin krahasuar me një vit më parë. Në 2013 ndërmarrjet e reja u rritën 10,9% nga mbi 12% që u rritën një vit më parë. Janë mbi 12 ndërmarrje të regjistruara vitin e kaluar sipas INSTAT-it.

Por fotografimi që i bën Instituti i Statistikave aktivitetit privat në vend, nxjerr në pah edhe probleme që shërbejnë si bazë për një ekonomi jo aq aktive në prodhim.
Ndërmarrjet që merren me tregti, e shërbime, përbëjmë mbi 54% të gjithë ndërmarrjeve. Tregtia, shërben si frymësim edhe për bizneset e reja, pasi 37% e ndërmarrjeve të reja i përkasin këtij sektori.
E ndërsa Banka e Shqipërisë flet për një produktivitert të ulët e nën potencialet që ka ekonomia, problem përbën edhe struktura e ndërmarrjeve.
INSTAT vlerëson se 90% e bizneseve kanë 1 deri në 4 të punësuar, e po të fokusohemi edhe më shumë në këtë grup, numri i bizneseve me vetëm një të punësuar zë gati 70% të totalit të bizneseve.
Sipas ekonomistëve, si fokusimi në tregti, edhe ai i sipërmarrjeve shumë të vogla me një person, rrezikojnë të shoqërohen me kosto të larta, ndërsa nuk mbështet produktivitetin.
Banka e Shqipërisë ka ftuar vazhdimisht biznesin t’i drejtohet bujqësisë, por aktualisht, ku është sektori me numrin më të ulët të bizneseve të regjistruara.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency