7 korriku/ Boçi: Protesta na unifikoi, baza me lidershipin më e bashkuar se kurrë

0
167

Nënkryetari i PD-së Luçiano Boçi ka folur ne syritv për ringjalljen e protestës nga ana e opozitës dhe bashkimin e partisë.

Boçi ka theksuar se bashkimi është një proces ende i papërfunduar brenda Grupit Parlamentar të PD dhe jo brenda PD-së pasi janë dy situata të ndryshme. Brenda PD-së, fakti i pjesëmarrjes masive të demokratëve dhe qytetarëve tregon se fryma e bashkimit është e prekshme dhe diferencat janë fare të vogla.

Boçi: Bashkimi është një proces ende i papërfunduar brenda Grupit Parlamentar të PD dhe jo brenda PD-së pasi janë dy situata të ndryshme. Brenda PD-së, fakti i pjesëmarrjes masive të demokratëve dhe qytetarëve tregon se fryma e bashkimit është e prekshme dhe diferencat janë fare të vogla.

Ndërkohë që procesi i bashkimit që kishte munguar ai i bazës me lidershipit është sfumuar dhe tani kemi njësim të lidershipit me bazën e PD-së. Ky është bashkimi më themelor i funksionimit të organizatës politike sikurse pjesën e dhënies së mesazheve e ka elita e partisë e grupit parlamentar.

Është proces pasi protesta na unifikoi por nuk arriti ta përfundoi bashkimin pasi bashkimi duhet të vazhdojë në atë modalitetin juridik. Ka hezitime shumë dhe presione, mos harrojmë se kemi 9 muaj në fokus të mediave, të opinioneve dhe bisedave të anëtarëve të PD-së është vazhdimisht grupi parlamentar. Dhe vërtet ka diferenca gjykimesh hezitimesh, megjithëse them se pjesa më kryesore e vështirësisë është kaluar, është kaluar ai pragu që duhej thyer.  

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here