MUstafa takon Mogherinin në Bruksel, bisedeojnë për liberalizimin e vizave

0
148

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa është takuar këtë të enjte në Bruksel me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, e njëkohësisht zëvendëspresidente e Komisionit Europian, Federica Mogherini.

Gjatë takimi, siç njofton Qeveria e Kosovës në një komunikatë për shtyp, kryeministri Mustafa ka deklaruar se Kosova i ka përmbushur rekomandimet dhe kriteret për liberalizimin e vizave, duke shprehur besimin se BE-ja, së shpejti do të marrë një vendim pozitiv për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Kryeministri Mustafa dhe Mogherini vlerësuan progresin e vitit të kaluar në marrëdhëniet mes Bashkimit Europian dhe Kosovës, duke pasur parasysh që Marrëveshja për Stabilizim-Asociim do të hyjë në fuqi nga 1 prilli.

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së theksoi rëndësinë e kësaj marrëdhënieje të parë kontraktuale mes BE-së dhe Kosovës, si dhe ripërsëriti përkushtimin e saj për të punuar me kryeministrin Mustafa dhe autoritetet në Kosovë, për të promovuar progresin në axhendën BE-Kosovë.

Gjatë takimit është diskutuar për zhvillimet politike në Kosovë, ku mësohet se Mogherini ka shprehur besimin se, dialogu gjithëpërfshirës politik do të ndihmojë në tejkalimin e ngërçit në Kuvendin e Kosovës.

Ndërkohë, po sot Kosova ka marrë edhe një tjetër mbështetje nga Donald Tusk, President i Këshillit Europian, dhe Jean-Claude Juncker, President i Komisionit Europian.

Në një letër urimi, zyrtarët e lartë të BE-së kanë uruar Presidentin e zgjedhur Hashim Thaçi, si dhe premtojnë mbështetje dhe angazhim personal për ta ndihmuar Kosovën në rrugën e reformave të axhendës europiane. Sfidat, me të cilat Kosova përballet, kërkojnë vullnet politik dhe qasje ndaj të gjithë qytetareve, vlerësohet ndër të tjera në letrën e urimit të zyrtarëve të BE-së.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here