Rama hesht për letrën ku kërkohet rindërtimi i Shtëpisë së Flamurit

0
162

shtepia e flamurit

FMTK: Kërkohen 120.000 mijë euro, projekti është miratuar

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të heshtë përpara letrës kërkesës për të vënë dorë e marrë masa për Shtëpinë e Flarmurit në Korçë të dërguar nga  Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë. Forumi publikon letrën e dërguar tek kreu i qeverisë e cila ka rënë në vesh të shurdhër. Ndërsa Kryeministri shpesh publikon foto të rilindjes sipas tij të monumenteve të kulturës me restaruimet që po bëhen së fundmi, ai nuk ka ende një përgjigje se çfarë do të ndodhë me Shtëpinë e Flamurit. Ky vit shënon 100 vjetorin e një prej ngjarjeve gurë themeli të historisë shqiptare. Në dhjetor të vitit 1916 në Korçë u shpall Republika Autonome e Korçës nga atdhetari Themistokli Gërmenji në këtë shtëpi e sot godina simbol e kësaj ngjarjeje gjendet e rrënuar dhe e shëndërruar në një gërmadhë që prej 2012 kur u shëmb totalisht. Letra e cila kërkon një përgjigje të Ramës për  rindërtimin e shtëpisë i është dërguar në 16 shkurt të këtij viti. Sipas forumit projekti ekziston i plotë dhe është miratuar edhe në Këshillim Kombëtar të Restaurimeve. Por trulalli ku gjendej godina tashmë e shembur, është pronë private dhe do të ishte në nderin dhe në detyrimin e qeverisë shqiptare të ndërmerrte procedurat e shpronësimit të këtij trualli për interes publik dhe Niko Peleshi, në cilësinë e kryetarit të atëhershëm të Bashkisë, e premtoi publikisht këtë procedim, thuhet në reagimin e forumit. Ky proces do ti hapte rrugën edhe financimit nga bashkia apo donacioneve nga donatorë të ndryshëm. Sipas një preventivi të detajuar Shtëpia e Flamurit kërkon një financim prej 120.000 mijë euro.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here