Arbër Zaimi, anëtar i Kryesisë së VV-së, thotë se politika shqiptare po tenton të instrumentalizojë çështjen kombëtare për qëllime elektorale.
Ai tha për EuroNews se akuzat e mazhorancës për liderin e opozitës për çështjen e UÇK-së lidhen me dështimin në menaxhimin e COVID, ekonomisë, korrupsionin dhe inceneratorët.
Gjithashtu, Zaimi nënvizoi se e gjitha kjo situatë e nxjerr kryeministri Edi Rama të stonuar pasi ka pasur marrëdhënie të afërt me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.
Sipas, Zaimit megjithëse afrimi i Ramës me Vuçiç justifikohet me bashkëpunim rajonal apo fqinjësinë e mirë, ai duhet të mbështesë prirjet e politikave të jashtë në SHBA dhe BE që përputhen me interesat tona kombëtare.
“Nëse në Tiranë po bëhet debat për çështjen e provave që i ka dorëzuar dikush, të masakrës së Krushës, atë masakër kush e ka bërë? Atë masakër e ka bërë qeveria, ku Vuçiç ka qenë ministër i Propagandës (Informacionit). Ne nuk duam të zgjedhim presidentin e Serbisë por le të ndjekim shembullin e Izraelit. Pra nëse Gjermania nuk do të kishte bërë denazimin prej vitit 45’ deri në 55’, nuk do të kishte marrëdhënie miqësore Gjermani-Izrael. Le të themi që Shqipërisë i takon, dhe Kosovës, që të këmbëngulin nga pozita e shqiptarëve për largimin e kastës së Milosheviçit nga politika e Serbisë dhe kjo këmbëngulje bëhet dhe duke mos ia zgjatur dorën”, deklaroi ai.
Zaimi madje e cilësoi marrëdhënien e Rama-Vuçiç jo personale, por korruptive dhe se lëvizjet e forta antikorrupsion shtoi ai duket se e acaron Ramën. Ai shtoi se, nuk arrin ta kuptojë se si një situatë të tillë Rama akuzon kundërshtarin e tij politik, Bashën dhe nuk përmend se akuzat ndaj UÇK-së janë shpifje nga Serbia.