Grida Duma mesazh ngushëllimi për aktorin Radoja: Vepra skenike dhe artistike e tij ka lënë gjurmë përjetësie…

0
96

Ditën e sotme është ndarë nga jeta në moshën 75-vjeçare si pasojë e COVID-19, aktori i njohur Guljem Radoja.

Politikania Grida Duma, nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, e ka konsideruar si lajm të trishtë humbjen e aktorit të njohur.

Ajo e cilëson atë si një prej ikonave të artit e botës intelektuale shqiptare.

“Lajmi i trishtë i humbjes së Guliem Radoj-ës, një prej ikonave të artit e botës intelektuale shqiptare, më tronditi thellësisht.

Vepra skenike dhe artistike e tij ka lënë gjurmë përjetësie në kujtesën shpirtërore e mendore të shqiptarëve.

Ngushëllimi për humbjen e tij është gjurma e përhershme e veprës së tij, që do na shoqërojë ne dhe pas nesh”, shkruan Grida Duma.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here