200 lekëshi kthehet në monedhë/ Ja si do të duket…

0
129

200 lekëshi pritet të zëvëndësohet me monedhë. Banka e Shqipërisë ka treguar se monedha e re do të mbajë fytyrën e shënjtores Nënë Tereza, një nga figurat që ka lënë gjurmë në historinë e kombit.

Në qendër të monedhës qëndron një pëllumb në fluturim, si simbol i paqes. Ngjyra e pëllumbit dhe ajo e shiritave harkorë e harmonikë, është blu, e njëjtë me atë të shamisë së Nënë Terezës, në pamjen pas të monedhës.

Në pamjen e pasme, në qendër të monedhës është vendosur portreti i Nënë Terezës. Mbi portret shkruhet “NËNË TEREZA” dhe vitet e lindjes e të vdekjes. Poshtë portretit shkruhet emri i lindjes “Anjezë Gonxhe Bojaxhiu” dhe poshtë “SHQIPËRI – ALBANIA 2012”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here