Fundjava, hyrje falas për të vizituar veprat e artit në GKA

0
123

Instalacioni “The Cloud” ne oborrin e GKA, se shpejti qendra e artit ne Tiranë

Në fundjave Galeria Kombëtare e Arteve fton qytetarët të vizitojnë ekspozitat dhe sallat muzeale falas. Ndërsa në oborrin e saj instalacioni japonez do të sjellë qendrën e artit, ekspozimin e veprave dhe aktiviteteve kulturore të ndryshme.

Të shtunën çdo kush  do të mund të vizitojë falas sallat dhe ekspozitat  e Galerisë Kombëtare të Arteve. Kjo është nisma ma e re e GKA për të afruar publikun, qytetarët më pranë artit. GKA në 5 mars do të lejoje hyrjen falas për të pare ekspozitat, ku aktualisht e hapur ëshët ekspozita vetijake e piktorit Llambi Blido si dhe sallat e linjës muzeale të cilat do te jenë gjithashtu të hapura për t’u vizituar nga publiku. Ndërsa në ambientet e jashtme të Galerisë së Arteve është krijuar instalacioni “The Cloud” (Reja), një nga veprat më të njohura të instilacionit të artit publik, vepër e artistit japonez Sou Fujimoto. Ajo që do të shërbejë edhe si strehë për ekspozimin e të tjera veprave të artit apo bujtëse e aktiviteteve kulturore. Kjo vepër vjen e huazuar në Tiranë nga Galeria Serpentine në Londër.

Një vepër e tillë tre vjet pas krijimit “The Cloud”, e artistit japonez Sou Fujimoto, bën një udhëtim nga ishulli britanik drejt gadishullit Ballkanik. Edhe pse nuk do të jetë në mbretërinë e gjelbërimit si në Kopshtin Kensington, organizatorët kanë gjetur një hapësirë të blertë, edhe pse modeste përpara Galerisë Kombëtare të Arteve. Brenda pak muajsh ajo do të shndërrohet në ambientin kulturor më të frekuentuar të Tiranës.  Kjo vepër e artit do të shtrihet në 541 metra katrorë – deri në 7 metra. Pavijoni ka dy hyrje, me një seri tarracash që sigurojnë vend për t’u ulur, topografia e rrjetit është fleksibile, me një hapësirë sociale shumë funksionesh, ku muret, ulëset dhe çatia janë të bëra me të njëjtët kuba çeliku.

Këto aktivitete të orangizuara për fundjavën në GKA vijnë për të përmbushur misionin  e saj, grumbullimin, koleksionimin, konservimin, dokumentimin, studimin, restaurimin, ekspozimin dhe zhvillimin e vlerave të trashëgimisë kulturore, duke promovuar veprat më të mira të artit pamor shqiptar të traditës dhe atij bashkohor kombëtar e ndërkombëtar.

Somario

Në ambientet e jashtme të Galerisë së Arteve është krijuar instalacioni “The Cloud” (Reja), një nga veprat më të njohura të instilacionit të artit publik, vepër e artistit japonez Sou Fujimoto

GKA në 5 mars do të lejoje hyrjen falas për të pare ekspozitat, ku aktualisht e hapur ëshët ekspozita vetijake e piktorit Llambi Blido si dhe sallat e linjës muzeale të cilat do te jenë gjithashtu të hapura për t’u vizituar nga publiku

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here