Ndotja e Tiranës nga derdhja e ujërave urbane, hedhja e inerteve dhe mbeturinave

0
165

ndotja-e-lumit-te-tiranes   ndotja-e-lumit-te-tiranes-2

Sejrie Baleta

 

Depozitimet e mbetjeve urbane dhe inerte, shkarkimet industriale , të ujërave të zeza të zonave të banuara, të ndotësve buqësor (pesticide, insekticide etj)si dhe mungesa e menaxhimit të cilësisë së ujërave, kanë çuar në një degjenerim të përhapur të sipërfaqes së tokës dhe të ujërave sipërfaqësorë në Lumin e Tiranës. Aftësia vetëpastruese e ujërave të këtij lumi si pasojë e rritjes së urbanizimit  nuk arrin të përballojë shkarkimet e ujërave urbane të patrajtuara duke vënë në rrezik shëndetin e banorëve dhe duke dëmtuar botën ujore.Në rrethina të ndryshme të kryeqytatit ndeshesh me pirgje mbeturinash të cilat nuk kanë një destinacion se ku mund të grumbullohen.  Përgjatë shtratit të lumit të has syri mbeturina dhe mbetje të ndryshme. Në të nuk mungojnë hedhjet pa kriter të mbetjeve të cilat shpesh herë digjen duke çliruar në ajër elementë të dëmshëm ndër ta dhe Bisfenoli A, që gjendet tek shishet e polikarbonateve, pajiset elektronike dhe tek mbetjet e tjera. Ky element imiton funksionin dhe strukturën e hormonit estradiol sepse lidhet dhe aktivizon receptorët e estrogjenit si një hormon natyral. Bisfenoli A mund të kalojë edhe në ushqimet apo pijet që nga ambalazhi ku ato mbahen dhe në këtë mënyrë mund të shpërndahet me lehtësi në organizimin tone duke shkaktuar një sërë sëmundjesh gjenetike, kanceroze, por edhe sëmundje të tjera hormonale. Derdhjet e ujërave urbane të Babrrusë, Paskuqanit, Bathores dhe Kamzës kanë çuar në përqëndrime të larta të amoniumit, nitrateve dhe fosfateve. Sipas specialistëve këto vlera i tejkalojnë normat e Direktivës së BE. Po cili është ndikimi i këtyre elemenëve?

NH4+(amonium)

Sipas një studimi të kryer përqëndrimi mesatar i amoniumit  në Lumin e Tiranës rezulton rreth trembëdhjetë herë më i lartë se vlera mesatare e raportuar për stacionet e lumenjve europianë. Në pH 8,5 rreth 40 % e NH4+ kalon në NH3(amoniak) dhe vlerat tepër të  larta të këtij të fundit kanë çuar në zhdukjen e peshqëve.

P-PO4(fosfatet)

Rritja e përqendrimit të fosfateve mbi vlerat e nevojshme të prodhimit të biomasës përbën rrezik, duke nxitur lulëzimin e algave dhe kalimin e ujërave në gjendje eutrofike deri edhe distrofike duke i bërë ujërat  e Lumit të Tiranës të papërshtatshëm për përdorim nga njerëzit. Burimet kryesore të fosfateve në ujërat e këtij lumi janë detergjentët dhe plehrat fosfatike.

Nitratet(NO3-)

Nitratet janë kryesisht me origjinë urbane dhe bujqësore (nga shkarkimet e lëngëta urbane, blegtorale dhe plehrat bujqësore) të cilat përfundojnë në lumë nga shpëlarjet dhe erozioni i tokave.

Vlerat e larta të nitrateve në këto ujëra kanë nxitur eutrofikimin, lulëzimin e algave dhe  vështirësi të ecurisë së mëtejshme të jetës. Rrezik shumë i madh është kalimi i nitrateve në ujin e pijshëm kjo ndodh për dy arsye: së pari, në aparatin tretës, nitratet mund të kalojnë në nitrite; këto kanë veti të oksidojnë jonet Fe2+ të hemoglobinës në Fe3+ duke dëmtuar seriozisht aftësinë e hemoglobinës për të lidhur oksigjenin (sëmundja quhet methaemoglobinanemi); së dyti, nitratet mund tëçojnë në formimin e nitrozoaminave, të cilat kanë veti kancerogjene. Për më tepër, në këtë lumë derdhen edhe ujërat e spitalit infektiv shpesh të patrajtuara për arsye të mosfunksionimit të rregullt të impiantit përpunues. Nga ana e Bashkisë nuk ka asnjë perpjrkje për tu aedhur në ndihmë këtij degradimi ekologjik. Jo shumë larg kryeqytateti të vjen keq kur kthen kokën dhe shikon këto pamje fantazëm të cilat të bejnë të mendohesh. Bashkia Tiranë shkon dhe lyen kazanat e plehrave sikur aty ka mbetur i gjithë problemi. Në fillim të vendosi kazane, vende për ta dhe më pas ti lyej.Të ndërtojë kanale për ujrat e zaza dhe me pas të ndërtojë dhe të rregulloje autostrada.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here