Kriza e emigrantëve, Shqipëria porta hyrëse dhe shpresa e refugjatëve drejt BE

0
177

Mijëra refugjatë nga vendet e treta kanë gjetur Shqipërinë si rrugën e shkurtër dhe të sigurtë për të kaluar drejt vendeve të BE. Ndonëse zyrtarisht kufijtë nuk janë hapur, rreth 2500 emigrantë kanë kaluar vitin e kaluar kufirin nga Greqia  drejt vendit tonë. Dy janë rrugët që ata ndjekin. Përmes maleve të drejtuar nga trafikantët dhe pasaporta të falsifikuara

 

Alma Çuka

Kriza e emigrantëve duket se ka mbërthyer Shqipërinë. Ndonëse autoritet ligjvënese dhe ligjzbatuese nuk  e pranojnë hapur se janë të gatshëm të hapin kufijtë për të pritur mijëra emigratë nga vendet e treta, që gjenden prej vitesh në luftë si Siria, afganistani etj, një gjë e tillë duket se bëhet përmes rrugëve të fshehta. Më herët shefi i qeverisë u shpreh se vendi unë nuk i ka kapacitetet për të protur refugjat. Por para tij Ministrja e Integrimit Kljada Gjosha nga Korça pati deklaruar të kundërtën. E megjithatë, këto mbetën në rrangun e deklaratave politike. Ndryshe është situata në terren.  Kufiri me Greqinë është bërë i frikshëm. Por nuk nis këtu rrugëtimi irefugjatëve. Mijëra emigratë nga vende të treat marshojnë në këmbë të ndarë në grupime.  Destinacioni i tyre janë vendete  Bashkimit Evropianë. Në disa shtete kanë hasur edhe pengesa. Fëmijë, të moshuar, burra e gra, me çanta në shpinë qëndrojnë me netë të tëra në hapësirë me shpresën e vetme se vende të BE do hapin dyert për ta. Ata përshkojnë rrugën përmes Greqisë, Maqedonisë, Serbisë e  Austrisë për t’u shpërndarë më pas në vendet e Bashkimit Evropian. Por kanë hasur edhe në pengesa, siç është rasti I Hungarisë e cila ka ndërtuar mure në kufi për të nadluar fluksin e madh të emigrantëve. Maqedonia së fundmi është vënë në vështirësi. Edhe ky shtet është gati të marrë masa të tilla, pra të ndfërtj mure me tela me gjemba, të cilat do të pengonin numrin e madh të refugjatëve të kalonte në Greqi. Edhe Serbia është duke menduar për një ndalesë të tillë. Ndërkohë që vendi ynë ende nuk ka dhënë një përgjigje përfundimtare. Shqipëria shpeshherë është quajtur si vendi tranzit i refugjatëve dhe jo vetëm. në pamje të parë duket se vendi ynë nuk është prekur nga kruza, porn ë fakt është e kundërta. Malet ejugut të shqipërisë në kufi me Greqinë janë mbushur me refugjatë, që çajnë rrugët e ashpra për të mbërritur në destinacion. Mënyra e vetme e klandestinëve nga vendet e treat është kalimi përmes vijës së gjelbërt në kufirin me Greqinë më pas dalja në Gjirokastër, ku priten nga udhërrëfyes që përfitojnë nga kjo situatë për të nxjerë të mira monetare. Dy janë mënyrat që përdorin klandestinët, kryesisht sirianët për të hyrë në territorin shqiptar e më pas për të kaluar në Mal të Zi me qëllim Gjermaninë dhe Britaninë e Madhe. Njëra nga mënyrat është falsifikimi i dokumenteve dhe mënyra e dytë është ajo e kalimt me grupe të vogla me ndihmën e trafikantëve.

 

Destinacioni Evropa

Aeroporti i Rinasit është porta kryesore, ku refugjatët me pasaporta të falsifikuara tentojnë të kalojnë  drejt Evropës, atu ku besojnë se do të përmbushin ëndrrën e shumëpritur. Numri i atyre që mund të kenë kaluar përmes këtij kufiri është i madh. Statistikat nuk bëhen të ditura, megjithse tashmë, policia ka një mënyrë se si të bëjë regjistrimin e tyre. Ajo që thuhet është fakti se një pjesë e madhe kanë kaluar me dokumente, por askush nuk jep detaje se a është verifkuar  Por, shumë persona nga Siria dhe Lindja e Mesme mund të kenë kaluar falë këtyre dokumenteve. Midis të ndaluarve, ka pasur edhe shtetas sirian të cilëve i’u janë gjetur më shumë se 1 pasaportë e falsifikuar me identitet të huaj. Herrë pas herë policia e shtetit ka dhënë detaje për personat e kapur në kufi dhe tentativëne tyre për të kaluar me dokumente  të falsifikuara drejt Gjermanisë a britanisë. Disa shtetas Sirian janë kapur me më shumë se dy dokumente identifikimi. Madje ka nga ata që edhe janë dënuar nga drejtësia shqiptare për kalim të paligjshëm të kufirit dhe dokumente të falsifikuara. Por këto raste janë të pakta. Një shtetasi sirian i cili u ndalua në aeroportin e Rinasit në fund të nëntorit të vitit të shkuar, i’u gjetën 3 pasaporta të falsifikuara të kombësive të ndryshme. 57-vjeçari Muhamed Abduhselam Aldughll u ndalua në Rinas pasi kishte mbërritur nga Turqia, ku kishte përdorur një pasaportë të këtij shteti për të udhëtuar drejt vendit tonë. Ai u paraqit tek rojat kufitare me një tjetër pasaportë të falsifikuar, këtë herë të shtetit të Guatemalas dhe gjatë kontrollit, u zbulua edhe pasaporta turke e falsifikuar që përmbante një vizë britanike. Për të humbur gjurmët, por edhe për të respektuar marrëveshjet midis vendeve për lëvizjen pa viza ky shtetas përdori së paku 3 pasaporta. Muhamed Abduhselam Aldughll u dënua nga Gjykata e Tiranës për falsifikim me 6 muaj burg, por dënimi zbriti në 4 muaj pasi ai u procesi u zhvilua me gjykim të shkurtuar. “Në gjendjen që janë aktet, personi nën hetim e ka pranuar autorësinë në kryerjen e kësaj vepre penale të parashikuar nga Neni 189/1 i K.Penal duke shpjeguar se dokumentet në fjalë i ka siguruar nëpërmjet një personi të quajtur Adil kundrejt shumës 5.000 dollare te cilin e ka takuar ne Stamboll, Turqi dhe se qellimi i tij ka qene vajtja për në Britani tek e bija e tij, nëpërmjet Shqipërisë gjithmonë për shkaqe ekonomike. Janë administruar ekspertimet teknike me nr.12147/2015, ku me të cilin konkludohet se tek pasaporta e Guatemalës me nr.262272504 me gjeneralitete Erëin Giovanni Meza Peres i datës 13.04.1958, objekt ekspertimi konstatohen ndërhyrje falsifikuese. Viza angleze me nr.013125652, e ndodhur në faqen nr.22 të pasaportës turke është tërësisht e falsifikuar”, thuhet midis të tjerash në vendimin e Gjykatës së Tiranës.

Rrugëtimi nga  malet

Gjatë vitit 2015 Policia e Shtetit ka ndaluar rreth 2500 klandestinë të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar përmes kufirit me Greqinë. Shumica e këtyre personave kanë rezultuar me shtetësi siriane. Disa mijëra të tjerë dyshohet se kanë arritur të kalojnë pa u pikasur. Gjatë operacioneve policia ka ndaluar edhe shtetas shqiptarë të cilët paguheshin në shuma të ndryshme për të ndihmuar këta persona të kalonin në mënyrë të jashtëligjshme territorin shqiptar. Këto grupime, pasi i merrnin klandestinët sirian pranë kufirit me Greqinë, i transportonin drejt kufirit malazez, ku i prisnin trafikantë nga ky shtet, për t’i shpërndarë më pas në vendet e tjera evropiane. Por, zinxhiri i trafikut nis nga Turqia, aty ku grupimet e trafikut i transportojnë emigrantët në Greqi, më pas në Shqipëri, Mal të Zi, Serbi, Austri e më gjerë. Për të përfunduar të gjithë këtë itinerar, klandestinët paguajnë shuma të ndryshme që variojnë nga 4 mijë deri në 7 mijë euro.

 

Të rrezikuar nga terrorizmi

Është pranuar tashmë publikisht dhe shumë zyrtarë të lartë evropianë flasin për mijëra terroristë që mund të kenë hyrë në Evropë me dokumente të falsifikuara. Ata kanë përdorur rrugë të ndryshme. Disa i janë bashkuar turmave me mijëra persona që çajnë kufijtë çdo ditë përmes Ballkanit, ndërsa disa të tjerë kanë zgjedhur edhe rrugë ajrore, duke përdorur letërnjoftime false. Në Turqi, disa javë më parë, një terrorist i ISIS kreu sulm vetë-vrasës më bombë në qendër të Stambollit. Hetimet vërtetuan se ai ishte regjistruar në listat e refugjatëve të larguar nga lufta siriane. Në Evropë po shtohet frika e sulmeve nga persona të tillë të regjistruar si refugjatë. Të rrezikuar sipas ekspertëve mund të jenë të gjithë vendet e rreshtuar në koalicionin anti-ISIS, ku bën pjesë edhe Shqipëria. Por, për momentin, vlerësohet se vendi ynë nuk është objektiv, për vet rolin modest që mban në koalicionin perëndimor kundër ISIS. Gjithsesi, nga Shqipëria çdo informacion vlerësohet maksimalisht, dhe kriza e emigrantëve po merr një vëmendje të rëndësishme nga Policia e Shtetit.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here