Specialistët: Ndotja ajrit, një ndër shkaqet kryesore të kancerit

0
158

Shëndeti është në rrezik. Shqipëria kritikohet mbi ndotjen e ajrit se nuk ka monitorim të ndotjes së ajrit në qytetet e saj edhe pse është rritur  taksa e ndotjes për automjetet e përdorura, nuk ka kufizime për disa ndotës etj. Siç flitet në studime dhe raporte nga një agjensi e Organizatës Botërore të Shëndetit, shqiptarët do të sëmuren nga sëmundje të rënda për shkakt të ndotjes së lartë të ajrit. Specialistët e OBSH-së kërkojnë marrjen e masave urgjente për pakësimin e ndotjes së ajrit. Një ndër to për Shqipërinë do të ishte (ri) ngritja e taksës së ndotjes mbi automjetet e përdorura, shoqëruar kjo me lehtësimin e udhëtimit me biçikleta dhe transport publik. Edhe pse kjo politikë është ndërrmarrë shkalla e lartë e ndotjeve vijon të mbetet shumë e lartë. Më poshtë mund të lexoni informacionin e plotë  mbi klasifikimin e ndotjes së ajrit si një ndër kancerogjenët kryesorë sipas specialistëve të organizatës botërore.  Gjenevë (AFP) – Organizata Botërore e Shëndetit klasifikoi ndotjen e ajrit në mjedisin e jashtëm si një ndër shkaqet kryesore të kancerit tek njerëzit. “Ajri që thithim është ndotur me një sërë substancash kancerogjene,” thotë Kurt Straif i Agjensisë Ndërkombëtare të Kërkimeve mbi Kancerin (ANKK), agjensi e OBSH-së.. “Tashmë dimë se ndotja e ajrit është jo vetëm një risk për shëndetin në përgjithësi, por dhe një ndër shkaqet më të rëndësishme mjedisore të vdekjeve nga kanceri.” Ndotja e ajrit dihet tashmë se rrit rrezikun e sëmundjeve të frymëmarrjes dhe të zemrës. Emetimet nga djegja e naftës janë të klasifikuara si kancerogjene nga ANKK. Zbulimet e fundit janë bazuar mbi cilësinë e ajrit në përgjithësi, dhe mbi studimin e thelluar të mijëra projekteve kërkimore mjekësore të realizuara nëpër botë përgjatë dekadave. Burimet kryesore të ndotjes së ajrit janë transporti, termocentralet, fabrikat dhe fermat, ngrohja dhe gatimi në ambjentet e banimit. Përveç kancerit, pasoja shëndetësore të ndojtes së ajrit janë dhe vështirësi në frymëmarrje, bronshiti kronik, dhe vdekja e parakohshme në njerëzit me sëmundje zemrës ose mushkërisë. Përpos këtyre, grimcat kanë dhe pasoja mjedisore, si gërryerja, papastërtia, dëmtimi i bimësisë dhe mjegullimi i pamjes nga smogu.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here