Manja: Ramën e votuan. I kthehet Lubonja: Edhe Putini me Erdogan marrin vota!

0
208

Një përplasje e fortë është regjistruar në emisionin “Të Paekspozuarit”, mes analistit Fatos Lubonja dhe deputeti socialist Ulsi Manja. Ky i fundit mbrojti me fanatizëm qeverinë e Edi Ramës, duke thënë se është votuar në zgjedhjet e 25 qershorit. Por analisti Lubonja iu kthye duke thënë se vota marrin edhe Putini me Erdogan që kanë pushtete autoritare.

Ulsi Manja: Nuk e rrëzoni dot Ramën, sepse e ka votuar populli në 25 qershor. Zgjedhjet kanë treguar Të kesh tendencën për të nxirë gjithçka, qofshin këta që e thonë. Unë nuk ndaj asnjë mendim me këtë.

Lubonja: Ashtu ka fituar edhe Putini dhe Erdogani, ça flet mo kështu?!

Manja: Ka rënë shteti, po diskutoni sin ë mesjetë. Ne po presim hapjen e negociatave. Shqiptarët janë të mençur.

Lubonja: Aq budallenj nuk jemi.

Manja: Ai nuk jeton këtu, jeton në hënë. Ja thirrje për turbullirë publike. Në 4 vite që unë dëgjoj Lubonjën, ai thotë që Shqipëria është luftë.

Lubonja: Shqipëria është luftë bandash. Ti do ti shesësh botën virtuale shqiptarëve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here