Italia në alarm nga refugjatët, me anije e gomone nga Puglia përmes Shqipërisë

0
162

 

Gatishmëri e lartë në brigjet e Puglias në Italinë e Jugut. Informacionet mbi mbërritjet e mundshme të refugjatëve sirianë nëpërmjet Shqipërisë po shqyrtohen imtësisht, e ndërkohë po merren masat e nevojshme për të përballuar emergjencën me dërgimin e trupave dhe mjeteve në jug.

Gazeta “La Repubblica” shkruan se, nga hetimet e shërbimeve sekrete del se ka filluar organizimi i udhëtimeve, duke përdorur rrjetin social “Facebook”. E ndërkohë, – vazhdon gazeta, – nga Tirana mbërrijnë lajmet se gomonet janë gati për t’u nisur drejt Italisë të mbushura plot me refugjatë.

Ministri i Punëve të Brendshme, Angelino Alfano bëri të ditur se, po punohet për të mos rihapur rrugën detare të refugjatëve nga Ballkani drejt Puglias.

“Por nëse ky kanal do të hapet, – shtoi ai, – për kushte që nuk varen nga vullneti ynë, jemi të gatshëm të përballojmë fluksin. Nuk më duket e nevojshme që të ushqejmë ndienja alarmi”, përfundoi ministri.

Pak ditë më parë, ish-ministri i Mbrojtjes, Mario Mauro skicoi një skenar gati paradoksal. Sipas tij, me mbylljen e kufijve veriorë, refugjatët do të drejtohen për në Shqipëri, nga ku për t’u shpëtuar jetën mund të transportohen me mjete ushtarake të NATO-s drejt Italisë.

Megjithatë, shqetësimi nuk ka të bëjë vetëm më përballimin e mbërritjes masive të refugjatëve, por edhe me infiltrimin e mundshëm të terroristëve dhe militantëve të ISIS. Qeveria e Romës ka forcuar kontrollet në porte e mjete lundruese, si dhe ka shtuar vigjilencën mbi ata që dyshohet se kanë lidhje me organizata terroriste.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here