Jozefina Topalli: Lista e kandidatëve të Bashës nuk është lista e PD

0
285

Ish-Kryetarja e Kuvendit dhe deputetja e PD-së Jozefina Topalli ka kritikuar ashpër kreun e PD-së, Lulzim Basha. Në emisionin “Të paekspozuarit”, Topalli u shpreh se ato që ka thënë për listën e kandidatëve, si listë të familjes Basha qëndrojnë.

“Kjo nuk është lista e PD-së”,- tha Topalli.

Kryetarja e kuvendit, Jozefina Topalli  shpjegoi deklaratën e saj kundër kryedemokratit Lulzim Basha, të cilën e cilësoi si lider “të rremë”.
 
“Pse i rremë?! Unë do ta përshkruaja jo të ashpër, pasi ka një të vertetë të madhe, e cila mund të verifikohet në ditët e fundit. Shumë njerëz e konstatonin në deklarata dhe unë jam e bindur se është e vertetë . E rremë, është fjala e përshtatëshme që përshkruan z. Basha, sidomos për katër vitet e fundit, por edhe më përpara. Sot është një situatë e paprecedntë, e rremë dhe Republika e Re, e rremë dhe Çadra, të rremë dhe takimet, dhe lista, dhe lista e Bashës nuk është e PD”,- tha Topalli.
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here